• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hidrocentrali i Fierzës drejt kolapsit!
e Hënë, 05 Dhjetor 2011 10:29

hidrocentrali_fierzaTropojë, 05 dhjetor 2011
 - Shqipëria ka hyrë në krizë të thellë energjetike, për shkak se liqeni i Fierzës, hidrocentralit më të madh në Shqipëri, po shkon me shpejtësi drejt tharjes, si pasojë e mungesës së reshjeve. Përgjegjësit thonë se vetëm 13 metra kanë mbetur që uji të arrij kuotën minimale ose e ashtuquajtura “pikë e vdekjes” që është 242 metra. Drejtori i këtij hidrocentrali, Ramë Dunisha, thotë se prodhimi në këtë hidrocentral është minimal. ”Prodhojmë energji elektrike me dy aggregate, në orar tepër të reduktuar. Saktësisht, nga ora 18:00 deri në orën 21:00. Kjo ndodh vetëm për t’u dhënë ujë dy hidrocentraleve të tjera. Megjithëse prodhimi është minimal, me këto sasi prurjesh dhe rezervash hidrike, prodhimi i energjisë elektrike në Fierzë mund të vazhdojë deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm, pasi baseni i hidrocentralit ndodhet vetëm 13 metra larg pikës së vdekjes. Aktualisht prurjet e ujit janë minimale, vetëm 30 metër kub në sekondë”, thotë drejtori i HC të Fierzës, Ramë Dunisha, duke sqaruar se situata hidrike është mjaft e rëndë, si pasojë e prurjeve të pakta.
Parashikimet, thotë Dunisha, flasin për një dimër dhe pranverë pa reshje, por ajo po menaxhohet me mjaft kujdes, ku po tentohet që niveli i ujit të basenit të Fierzës të mos bjerë nën 10 metra nga “pika e vdekjes”. Për këtë qëllim, sipas drejtorit, prodhimi i energjisë elektrike në këtë hidrocentral, thuajse është ndërprerë.
Specialistët sqarojnë se, kur niveli i ujërave në liqenin e Fierzës është në kuotën maksimale, një agregat  prodhon 125 megavat-orë, ndërkohë që në kuotën në të cilën ndodhet liqeni i Fierzës aktualisht (255 metra) prodhimi i një agregati është 75-80 megavat-orë.
Sipas grafikëve që ekzistojnë ndër vite në HC Fierzë, në janarin e vitit 2002, pikërisht me datën 18 janar, niveli i ujërave në liqenin e Fierzës kishte arritur deri në kuotën 245 metra ose vetëm tre metra larg “pikës së vdekjes”. Në muajin nëntor, prurjet në liqenin e Fierzës ishin vetëm 34 metër kub në sekondë, nga 204 metër që ka qenë mesatarja 50-vjeçare e këtij muaji. Të gjitha hidrocentralet e kaskadës prodhojnë aktualisht vetëm 6 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që konsumi në Shqipëri është në nivele maksimale, rreth 4 herë më shumë.
 

Share