• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Barcelona, kampione e botës!
e Diel, 18 Dhjetor 2011 14:20

barcelonaBarcelona është shpallur kampione e botës për klube, pasi ka mposhtur në finale skuadrën braziliane “Santos”, me rezultat të thellë 4:0. Realisht, ishte kjo një ndeshje të cilën Barcelona ka mundur ta fitojë me rezultat edhe më të thellë, mirëpo ishin disa momente me fat që shpëtuan brazilianët e Santos, pasi katalonasit ishin në ditën më të mirë të tyre, duke shfaqur perfeksion teknik, magji të futbollit dhe ngurtësim të statusit prej ekipit më të fortë në botë.
Barcelona dominoi që nga fillimi i takimit, por goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur Ksavi, në mënyrë mjeshtërore e gjeti të lirë Lionel Mesin, i cili në mënyrë hyjnore finalizoi me një parabolë. Barcelona vazhdoi me lojën atraktive, duke mbajtur topin në gjysmëfushën kundërshtare. Daniel Alves, me një pasim në zonë, e nxori në pozitë shënimi Ksavin, i cili ishte i pa gabueshëm, për ta çuar rezultatin në 2:0. Në vazhdim të lojës u shfaq një mundësi shumë e mirë për Fabregasin, i cili pas një pasimi të jashtëzakonshëm nga Andres Iniestas, qëlloi shtyllën pingule. Por, Fabregas shënoi në fund të pjesës së parë, kur pas një tollovie në zonë, të krijuar nga një pasim fantastik i Lionel Mesit, e vulosi rezultatin e pjesës së parë me 3:0. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Santosi hyn më ambicioz në takim. Neymar humbi dy mundësi të mira, përderisa edhe Borges kishte një rast të mirë që nuk e shfrytëzoi. Shpresat e Santosit i ka shuar Lionel Mesi, i cili, pasi tejkaloi edhe portierin në minutën e 82-të, shënoi golin e katërt. Me rezultatin përfundimtar 4:0, Barcelona shpallet për herë të dytë kampione e botës për klube, brenda tri viteve.
 
 
Share