• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Baxhaku: Hidrocentrali i Zhurit, realitet!
e Enjte, 26 Janar 2012 17:31

hidrocentrali_zhurDragash, 26 janar 2012 - Për ndërtimin e Hidrocentralit të Zhurit, shuma e të cilit mendohet të jetë rreth 350 milionë euro, janë përfshirë edhe shpronësimi dhe zhvendosja e një pjese të fshatit Brezne, ku do të bëhet akumulimi i ujit, i cili do të përdoret për prodhimin e energjisë në dy turbinat që do të vendosen në afërsi të fshatit Zhur. Në studimin e rishikuar të fizibilitetit për këtë projekt, thuhet që janë 225 objekte, të cilat duhet të shpronësohen. Janë rreth 200 objekte në fshatin Brezne, ku do të akumulohet baseni dhe rreth 25 objekte të tjera, në fshatin Zym. Përveç kësaj, pritet të shpronësohen edhe disa objekte biznesi, si dhe dy shkolla dhe një QMF. Saktësisht, shkolla fillore në Llopushnik dhe ajo në Brezne, si dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Llopushnik. Këto të dhëna i konfirmoi për Radio SHARRI-n, Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj. Sipas Baxhakut, qeveria e Kosovës do të vazhdojë me projektin e Hidrocentralit të Zhurit dhe se vendimi është marrë, pas rishikimit të projektit që kishte nisur vitin e kaluar. Ky projekt, për një kohë të gjatë nuk ka qenë fare në fjalorin e zyrtarëve përgjegjës dhe jo rastësisht ishin ngritur dyshime, nëse i njëjti ishte ekonomikisht i favorshëm. “Duke u bazuar në konsultimet që ka bërë me ZRRE-në, KEK-un, KOSTT-in dhe PATEL-in, të cilat kanë rishikuar projektin e HC ‘Zhuri’, MZHE-ja ka marrë vendim që projekti të mbetet i tillë çfarë është. Do të thotë që aktualisht të mos ketë ndryshime”, ka thënë Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit për Zhvillim Ekonomik.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, më parë kishte dy dyshime kryesore për projektin - afati i kufizuar i shfrytëzimit të energjisë së prodhuar nga ky hidrocentral që është në shpërpushje me investimin e nevojshëm, e si pasojë do të dilte çmimi i lartë i energjisë së prodhuar.
Gëzim Baxhaku ka thënë se katër kompani ishin parakualifikuar për të investuar në Hidrocentralin e Zhurit. Megjithatë, ai ka thënë se duhet ligjërisht të shikohet, nëse duhet të ketë një proces të ri për parakualifikimin e kompanive apo mund të vazhdohet me kompanitë që janë në garë. “Në bazë të konsultimeve me institucionet relevante të këtij lëmi, MZHE-ja është e gatshme ta rifillojmë procesin, duke parë se çfarë tregu do të ofrohet në këtë drejtim. Në bazë të kësaj do t’i ndërmarrim hapat e mëtejshëm”, ka thënë Baxhaku.
Në vitin 2001 ishte kryer një studim i fizibilitetit për Hidrocentralin e Zhurit, si dhe është rishikuar gjatë vitit 2009 nga kompania kroate “Elektro-Projekt”. Hidrocentrali i Zhurit, sipas këtij studimi, parashihej të kishte kapacitet prej 305 MW. Sipas këtij studimi, ky hidrocentral parashihej të punonte rreth një mijë e 500 orë në vit, me një prodhim vjetor prej 400 GWh. Domethënë, do të punonte vetëm në orët e pikut. Në bazë të llogaritjeve të para, parashihet që për ndërtimin e këtij hidrocentrali, me kapacitet prej 305 MW, nevojiten rreth 330 milionë euro investime.



Share