e Hënë, 13 Shkurt 2012 00:07 |
Prishtinë, 13 shkurt 2012 - Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e ka shpallur ditën e hënë, ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Sipas vendimit të Presidentes, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të vendit, flamuri shtetëror i Kosovës do të ulet në gjysmë shtize. Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.
Të hënën organizohet ceremonia e varrimit të nëntë viktimave nga kjo tragjedi, ndërkohë që do të vazhdojnë kërkimet edhe për një person, për të cilin mendohet se është i ngujuar nën gërmadhat e shtëpive të rrënuara dhe orteqeve të borës.
|