• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Beqir BEQAJ   
e Mërkurë, 15 Shkurt 2012 00:40

b_beqaj

Beqir BEQAJ - drejtor i përgjithshëm në Radio SHARRI
 
 
Goranët nuk kërkuan ndihmë nga Serbia!
 
Ka mjaftuar një komunikatë publike e “Iniciativës Qytetare Gorane”, e cila ka selinë në Beograd, që mediat kosovare t’ia servojnë me nxitim publikur tonë, se banorët e Gorës po kërkojnë ndihmën e Serbisë, përkundër angazhimit maksimal që bënë institucionet e Kosovës rreth shpëtimit dhe, në variantin më të keq, gjetjes së viktimave të mbuluara nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga një ortek gjigant i borës, i cili rrëshqiti mëngjesin e se shtunës nga një majëmali, në fshatin Restelicë të Gorës së Dragashit.
Më e keqja në gjithë këtë tragjedi ishte fakti se “lajmin e pakompletuar” dhe të pa verifikuar e lansuan mediat që thirren si “elitë” e gazetarisë kosovare, duke mos analizuar se kjo do t’i dëmtonte banorët e shkretë të Restelicës, të cilët n uk bënë dallime se kush do t’iu vinte në ndihmë në ato çaste rreziku dhe trishtimi. Natyrshëm që edhe për viktimat është një ofendim, po qe se dikush nxiton ta “ftohë” angazhimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës, për faktin se ky milet nga Gora, edhe në këto çaste “nuk po e harroka Serbinë” dhe vetëm këtë shtet e “pranoka” si të vetin.
Rendom ndodhë kudo nëpër botë, që disa subjekte nuk zgjedhin forma për ta promovuar vetveten, qoftë edhe në fatkeqësi, duke bërë retorikë, ndërkohë që në praktikë nuk shkëputen nga kolltukët e ngrohtë. Kësisoj ndodhi edhe me “Iniciativën Qytetare Gorane”, e cila lëshoi një komunikatë nga zyrat e saj në Beograd, me gjasë për tu ndier aktive dhe, domosdo, edhe për të përfituar reputacion, për të dëshmuar lojalitet ndaj Serbisë dhe, pse jo, edhe për të përfituar materialisht nga ndihmat që do të jepeshin për Restelicën, përmes këtij subjekti. Në komunikatë kërkohet ndihma e qeverisë serbe për banorët e Restelicës, të prekur nga fatkeqësia natyrore, pa specifikuar se cila do të jetë rruga e dërgesës së kësaj ndihme.
E vërteta është se në Dragash vepron një subjekt politik, i ngjashëm, i regjistruar edhe në KQZ, por që publikisht është distancuar nga ky subjekt me seli në Beograd. Vetë Mursel Halili, kryetar i GIG-ut (Iniciativa Qytetare e Gorës), i ka thënë Radio Sharrit se GIG-u i Beogradit po e dëmton GIG-un e Dragashit, mu për moskuptimet që po ndodhin në mediat kosovare, të cilat, gjatë përkthimit të artikujve nga mediat serbe, po ua servojnë lexuesve shqiptarë, sikur partia jonë po e përqafon politiken e Serbisë.
Ç’është e vërteta, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Mursel Halili, i cili përfitoi këtë mandat, në emër të “nacionalitetit goran”, e në kuadër të vendeve të rezervuara për minoritetet që ndan legjislativi kosovar, po luan me dy anë. Në njërën anë deklarohet se është parti kosovare, por që përfaqëson interesat e komunitetit goranë, nga ana tjetër bashkohet me partitë politike të serbëve, si Grup parlamentar! Kjo, zaten i huton mediat qendrore në Prishtinë, për ta ngatërruar subjektin e tij me atë që vepron në Beograd, me të cilin i bashkon vetëm akronimi, por që domethënia dallon për një nuancë, gati e pahetueshme.
Sido që të jetë, për publikun kosovar, me theks të veçantë, atë shqiptarë, e rëndësishme është ta kuptoj në këtë rast se ndihmën e Serbisë nuk e kërkuan restelicasit, por goranët që jetojnë dhe veprojnë në Beograd. Këtë më së miri e vërteton personi që aktualisht e mban në familje të mbijetuarën e vetme të kësaj tragjedia, Amsera Rekën, i cili ka reaguar ashpër kur i është përmendur oferta e presidentit serb, Boris Tadiq, i cili është shprehur i gatshëm që të përkujdeset ndaj vogëlushes 5-vjeçare, deri sa ajo të bëhet 18-vjeçe. “Nuk ka fare nevojë që Tadiqi të përkujdeset për Amserën. Ajo tashmë është ambientuar me fëmijët tanë dhe nuk i mungon fare përkujdesja, jo vetëm e jona, por edhe e institucioneve të Kosovës. Andaj nuk i nevojitet përkujdesja e Tadiqit, i cili, dihet se këtë ofertë e bën për motive politike”, është shprehur daja i Amserës.
Megjithëkëtë, ajo që lansohet përmes mediave, vështirë se mund të kthehet mbrapsht. Prandaj, ani pse iu mungojnë shumicës së mediave qendrore korrespodentët nga Dragashi, kur merren me këtë komunë, mirë është të dërgojnë një korrespodent enkas për temën që shtjellojnë. Në të kundërtën, informimi i tyre do të shndërrohet në dezinformim, për t’mos thënë shpifje.
 
 
Share