• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filloi “Big Brother Albania”
e Diel, 19 Shkurt 2012 02:41

big_brotherTiranë, 19 shkurt
- Mbrëmë ka filluar edicioni i pestë i shfaqjes reale “Big Brother Albania”, me banorë të karaktereve, moshave dhe vendeve të ndryshme.
Në një shtëpi madhështore, të ndërtuar enkas për këtë spektakël, edicioni i pestë i “Big Brother Albania”, edhe kësaj radhe do të drejtohet nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.
Të shtunën mbrëma, në spektaklin e parë kanë hyrë në shtëpi 18 banorë, tre nga të cilët janë nga Kosova, bëhet fjalë për Elvisin, Metin dhe Albulenën, ndërsa dy banorë janë nga diaspora; Liami nga Gjermania dhe Gjoni nga Italia.
Karakteristikë e këtij edicioni është hyrja në shtëpi e konkurrentit në moshë, Edgarit, i cili njihet për paraqitjen e tij epike në emisionin “Kush do të bëhet Milioner”, si kandidati i vetëm që ka arritur shumë pranë çmimit kryesor, por që lojën e ka përfunduar, duke fituar 25 mijë euro. “Big Brother Albania”, si formati më i suksesshëm i kësaj shfaqjeje reale në botë, do të zgjasë rreth tre muaj, me konkurrentë të shumtë, të cilët do të hyjnë edhe në javët në vazhdim, e të cilët do të luftojnë për çmimin kryesor prej 100 mijë euro.
 
 
Share