• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dashuria e Sherifit mbërrin në Prizren!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 13 Prill 2012 12:50
skender_sherifiPrizren, 13 prill - Vepra me poezi "Love", e autorit Skënder Sherifi, i cili jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës, është promovuar të enjten edhe në Prizren. Në ceremoninë e promovimit, veprimtaria krijuese e Sherifit, është vlerësuar e barabartë me nivelet botërore të kësaj gjinie poetike. Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi, para të pranishmëve ka pranuar se, 15 vjet më parë, pas leximit të dy përmbledhjeve, është dashuruar me poezinë e Sherifit sepse ka kuptuar që poezia shqiptare ishte ngritur në nivel botëror. "Skënder Sherifi, gjithë kombin shqiptar e ka nderuar dhe e ka bërë të njohur në botën frankofone dhe më gjerë", ka thënë Abazi, i cili ka shprehur bindjen se ky autor, me veprimtarinë e tij, ka dhënë dëshmi të qarta se edhe populli shqiptar ka vlera. "Si në art, si në poezi bashkëkohore, Skënder Sherifi është pasaportë, diplomat, përfaqësues i kombit shqiptar në botë", ka shtuar Abazi.
Profesor Sabahudin Cena, duke paraqitur një analizë të veprës "Love", ka bërë të ditur se ky libër e merr lexuesin dhe e shëtit nëpër kohë, nga Egjipti i lashtë i faraonëve e deri tek bota e sotme delikate, duke shkelur mbi pesë kontinente të botës, për të paraqitur thellësinë e ndjenjës së dashurisë. Sipas tij, libri i Sherifit ka marrë vlerësime mjaft pozitive në botën frankofone, për shkak të mënyrës së veçantë të këndimit për dashurinë, por edhe futjes së secilit në provën e ankthit dhe të pasigurisë në dashuri. "Me përmbajtjen e tij, ky libër na del si një bibël moderne, mbi gruan dhe dashurinë", është shprehur Cena.
Aktori nga Shqipëria, Kastriot Ramonllari, ka theksuar se Sherifi i ka dhënë botës dhe po i kthen vendlindjes esenca shpirtërore, duke vënë një urë të komunikimit kulturor mes tyre. "Me poezinë e tij, Sherifi na ka dhënë statusin e të qenit të barabartë më të tjerët në botë", ka thënë Ramonllari. Ndërsa kolegët e tij nga Teatri Profesionist i Prizrenit nuk kanë folur për veprën e autorit, por vetëm kanë lexuar disa poezi të përzgjedhura, në harmoni me tingujt e muzikës klasike. Ndërkaq, drejtoresha e Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, Sahadete Sadikaj, ka përkujtuar se ky është promovimi i dytë i librit të Skënder Sherifit në Prizren. Ajo ka uruar që ky trend të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. "Shpresojmë që çdo vit të kemi tituj të rinj nga autori i nderuar", ka thënë ajo.
Sipas të përditshmes belge "La Libre Belgique", vepra me poezi "Love" e Sherifit, ka qenë e përfshirë në listën e dhjetë librave më të mirë në vitin 2008.
 
 
Share