• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Rona Nishliu e çon Shqipërinë në finale! |
e Mërkurë, 23 Maj 2012 08:41 |
Baku, 23 maj - Rona Nishliu, me këngën “Suus” e ka çuar Shqipërinë në finalen e festivalit evropian të këngës “Eurovision”. Në natën e parë gjysmëfinale, të martën mbrëma, kënga “Suus”, përveç jurisë dhe votave të teleshikuesve, është mirëpritur edhe nga 23 mijë spektatorë që e kanë ndjekur spektaklin në sallën “Crystal Hall”, në Baku të Azerbajxhanit. Emri i Ronës u përmend i gjashti, në dhjetëshen e këngëve që u përzgjodhën për të vazhduar garën, që do të finalizohet të shtunën. ![]() Përveç Shqipërisë, nga spektakli i mbrëmshëm i Eurosongut, në finale shkuan edhe Rumania, Moldavia, Islanda, Hungaria, Danimarka, Qiproja, Greqia, Rusia dhe Irlanda. Tetëmbëdhjetë këngët që performuan në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, u votuan nga juria e secilit shtet, pjesëmarrës të natës së parë. Votave të profesionistëve iu shtuan edhe ato të teleshikuesve. Performanca që shpalosi rrëfimin personal të Nishliut, është shoqëruar dy herë me duartrokitje të gjata nga 23 mijë spektatorë që e kanë ndjekur spektaklin për së afërmi. Ndërkohë, mësohet se mbi 100 milionë njerëz e kanë ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive nga 50 vende të botës.
|