• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Vetëdorëzohet, Nijazi Ajupi! |
e Enjte, 07 Qershor 2012 15:14 |
Dragash, 07 qershor 2012 - I dyshuari për vrasje të dyfishtë, në fshatin Zym të Dragashit, Nijazi Ajupi, 42 vjeçar, sot është vetëdorëzuar në policinë e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha. Sipas tij, i dyshuari ka dorëzuar në polici dy armë, njëra pistoletë e prodhimit jugosllav, me katër fishekë, dhe tjetra një pushkë gjahu. “I dyshuari është në mbajtje, ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës i janë dorëzuar prokurorisë për procedurë të mëtejme. Dyshimet e para ekzistojnë se vrasja e dyfishtë është kryer me pistoletë, por hetimet në vazhdim do të sqarojnë gjithçka rreth kësaj ngjarje”, ka thënë Berisha. Në një prononcim për Radio SHARRI-n, komandanti i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, ka thënë se nga dita kur ndodhi rasti, më 31 maj të këtij viti, policia gjithnjë ka qenë në kërkim të të dyshuarit për këtë vrasje. “Angazhimi ynë për ta zbuluar vendndodhjen, ka qenë maksimal, duke i mbyllur të gjitha pistat e mundshme që do të mundësonin largimin e tij nga vendi. Më në fund, i kërkuari ka vendosur që të dorëzohet dhe, me një menaxhim të mirëfilltë të situatës, dorëzimi i tij është bërë në Prizren”, tha Zogaj.
|