• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndeshja Gjermani - Greqi, sfidë politike!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 22 Qershor 2012 14:50

Gdansk, 22 qershor 2012
 - Në Greqi, ndeshja e sotme midis ekipit kombëtar të saj dhe atij të Gjermanisë, për çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Futbollit, nuk shihet vetëm si një sfidë sportive, por edhe si përplasje politike. "Falimentojeni!" Është titulli i gazetës greke "Sport Day". Ndërsa e përditshmja "Goal News" citon trajnerin e Greqisë të ketë thënë se “për 90 minuta, nuk ka popuj të pasur dhe të varfër".euro_2012 Sipas tij, edhe Davidi fitoi kundër Golias. Gazeta tjetër “Derby News", në faqen e parë ka publikuar thënien e famshme të Leonidhës, kur mijëra përse, kërkuan nga 300 ushtarët e tij të dorëzoheshin në Termopile dhe atëherë ai u pati thënë: “Ejani ta merrni fitoren". Nuk mungojnë as britmat kurajuese si: "Nxirrni sot gjithë grekët nga shtëpia në rrugë, për të festuar” apo “Shuajeni borxhin grek”.
Nga ana tjetër, edhe mediat gjermane nuk kanë ngelur prapa, me protagonistë të përditshmen "Bild", e cila vazhdon dozat hiperbolike të ironisë së saj, me titullin “Grekë, sot nuk do t'ju shpëtojmë”. Njëkohësisht, kjo e përditshme ka bërë komente për lojtarët e kombëtares greke, për të cilët thotë se “gjithë ditën pinë cigare, shajnë dhe këndojnë”. Në këtë “betejë” jashtë fushës së futbollit, marrin pjesë edhe tifozët. Tifozët grekë kanë lansuar një parullë, me mbishkrimin: “Erdhi ora t'ju nxjerrim ne jashtë Euros”. Ky mbishkrim është vërejtur në shumë bluza të kombëtares greke, të cilat i kanë veshur përkrahësit e saj në Poloni. Si arsyetim për këtë parullë, ata kanë thënë se po i përgjigjen komenteve të ministrit gjerman të Financave, Shcauble, për dëbimin e Greqisë nga Eurozona.
Analistët e sportit kanë thënë se “është e vërtetë që gjermanët hyjnë në fushë, si favoritë për fitore, por ata e dinë shumë mirë së do të luajnë ndaj një ekipi, i cili jo më kot ka marrë titullin 'artist i mbijetesës'". Përveç anës morale për grekët, padyshim është i rëndësishëm edhe çmimi prej 3 milion eurosh, në rast të kualifikimit.
Në përpjekje për ta zbutur klimën e krijuar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka ftuar kryeministrin e ri grek, Samaras, për ta parë ndeshjen së bashku, në Poloni. Deri më tani, nuk është bërë e ditur, nëse ky i fundit do t’i përgjigjet kësaj ftese.
 
 
Share