Produktet e qumështit na humbin peshën! |
e Premte, 23 Tetor 2009 20:21 |
Ushqimi i pasur me produkte të qumështit, mund të ndihmojë në largimin e kilogramëve të tepërt, pohojnë shkencëtarët australianë. Në një studim shkencorë, disa nga pjesëmarrësit i janë nënshtruar dietës me pak kalori, ndërsa të tjerët, përveç dietës së caktuar, kanë konsumuar më shumë djathtë, jogurt dhe qumësht me më pak yndyrë. Rezultatet kanë treguar se më lehtë kanë humbur në peshë ata, të cilët veç dietës së zakonshme, kanë konsumuar edhe produktet e qumështit. Djathi dhe produktet tjera të qumështit janë të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë që të ndjehemi të ngirë dhe shpejtojnë metabolizmin, ndërsa shumica e njerëzve, gabimisht mendojnë, se për t’u dobësuar duhet të largojnë produktet e qumështit nga ushqimi.
|