• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hyra pa pasaportë, në shpirtin e saj!
e Martë, 26 Qershor 2012 11:51

Me një "Alfabet zemre" hyn në labirintet e poezisë një poete e re që kërkon t'i dëgjohet zëri. Një zë, sa lirik aq edhe epik, i një hasjaneje të re që di të na i përcjellë me muzikalitet. Tingujt e bukur rrëshqisnin nëpër vargje, e unë përjetoja të njëjtën ndjenjë, sikur të isha atje, në Has.liridona_shehu E kuptova botën e saj shpirtërore, ia lexova thellësinë e mendimit, sepse ajo kërkonte të hyjë në botën e poezisë me një "Alfabet", që vetëm zemra e saj e di kodin. Një kod që zbërthehet në vargjet e saj, e që na e përcjell ne të gjithëve. Prandaj ne duhet t'i japim urimin tonë "Mirë se vjen", në sofrën poetike.
Një hasjane e re, që di t'i këndojë këngët e vendit të saj, me dashuri. Që di t'i derdhë lotët për djemtë e rinj, të cilët mbetën në altarin e lirisë. Një poete e re, që di të flasë me natyrën, duke na e sjellë atë me të gjitha ngjyrat e saj, për të thithur edhe ne aromën e luleve të malit, për të dëgjuar cicërimën e zogjve të fshatit Lukijë, ku ajo jeton. Zhurmën e lumit ku ajo kalon, e me vargun e saj mistik, ajo na thotë: Kaltërsinë e qiellit ia vesha trupit këmishë nate! Sa ëmbël di t'i përzgjedh figurat krahasuese. Eh... vesën e mëngjesit ajo e zgjedh, vaskë për trupin e saj. Shikoni çfarë imagjinate fshihet brenda shpirtit të saj, që si një hajneshë di t'i vjedh ngjyrat e ylberit, për të lyer me penel portat e Prishtinës, ku ajo kërkon të hyjë magjishëm, sepse kërkon të pamundurën, sepse beson tek vetja e saj, që duke shkallmuar prangat e fanatizmit, ajo të hyjë me një "Pasaportë shpirti", poetike. Lumturohet, teksa kërkon këto, e fluturon deri në përjetësi, siç dëshiron ajo të bëhet, sepse ajo di të vjedh rrezen e artë të diellit.
Në 24-orëshin që kalon, ajo vetëm shpreson, sepse gjallëria atë e frymëzon. Por, ajo edhe këlthet në varg, për lakuriqësinë që i duket si krenari e ç'veshur, e për të ajo qanë. Sepse, ajo kërkon të përkundet në bardhësi zemre, sepse aty ndihet ngrohtë. E për këtë, ajo thërret Shpatën e Briskun, simbole këto që godasin të keqen. Prandaj kërkon të bëhet poete, që me vargun e saj t'i ngjallë "të vdekurit e gjallë’’.
"Pa... ndoshta jam kjo që jam”. Kështu shpërthen ajo në varg. Por, e di që poeti trazohet e frymëzohet nga çdo luhatje, por nuk trembet, sepse ka dritën që i ndriçon rrugën, e cila lufton me mesjetën zvarranike. Antivlerat blejnë edhe diellin, ulërin ajo. Prandaj ajo kërkon t'i kryqëzojë në varg meskinitetet, sepse do të mbrojë të vërtetën, duke shuar gënjeshtrën. Por, që të bëhet kjo, çdo njeri duhet të njoh ADN-në e kombit, duke kthyer kokën për vlerat e atyre që na lanë tokën tonë, për të mos u bërë areale kjo kohë.
“Ngrihuni, o njerëz të vendit tim”, thërret në varg kjo vajzë e re, për t'i thënë mërgimit ndal, sepse ka frikë nga imagjinata, se si do të vijë e ardhmja. Ajo është nxënëse, por sa herë mbyllet qershori, ajo vuan, vuan sepse nuk do të kthehet të bëj brumë në magje. Ajo e do diturinë, sepse ajo di të çajë errësirën. Ajo kërkon të lundrojë në oqeanin e përjetësisë. Dhe, për këtë nuk do të stepet, nuk do të trembet, sepse e urren injorancën, të cilën do ta zgjidh siç zgjidh një ekuacion të vështirë.
“Nuk jetoj dot, si gjarpri nën gurë, sepse nuk duroj dot”, është vargu tjetër, ku ajo i jep këshilla vetvetes, duke i marrë nga njerëzit e mëdhenj. Të jetosh, para se të vdesësh, thotë poetja. Ajo udhëton në këtë rrugë, duke rrëmbyer një copë dielli, për ta thyer errësirën në gojën e dritës. Këtë kërkon ajo, dhe e bën, sepse ka besim në vete, sepse çdo gjëje të keqe ajo i ngre perde hekuri. Vallëzon e lirë, pa pranga në poezi, kështu do edhe në jetë. Por, njerëzit duhet të kenë në shpirt simbolin e paqes, që e krahason bukur me një koncert lumturie. Por, e di që shpesh ndodh eklips, jo nga natyra, thotë ajo, por nga rrethi ku jeton.
Megjithatë, ajo merr frymëzim nga poetët që nuk ndalen, edhe kur një tërmet u lëkund mendjen. Prandaj do të bëhet poete. Kështu e ushqen ëndrrën e saj, duke ecur në udhë drite, duke hedhur penelin mbi poezitë shumëngjyrëshe. Do t’i këndojë Rexhep Smajlajt, që për të është një Promete. Sepse, Iliria ka pasur figura të tilla, me të cilat ajo krenohet në vargjet e saj. Ajo e do tokën Ilire, e do Hasin, e do Prishtinën dhe, tërë gëzim, del në Shëngjin dhe flet me valët e detit, me një kod të ri. Një alfabet, që vetëm zemra e saj di ta zbërthejë, e me këtë alfabet shkon në Shkodër, e prek Rozafën dhe trimërohet, mahnitet nga gryka e Valbonës e lundron në përjetësi. Pastaj, rrëmben një grusht rërë nga Velipoja që ta ruaj si kujtim, për t'u kthyer përsëri, sepse syri dhe shpirti iu verbuan nga ajo bukuri e cila e deh pa raki, sepse ra në dashuri, jo me trupin e tij. Dhe, këtë sekret ia tha motrës hasjane, e cila vuajti në trotuaret e jetës, si deri më sot, por, që lapsin e letrën, nuk ia thyejnë dot.
Po, e ka vendosur. Do të bëhet poete. Sepse, ka besim tek vetja, sepse fjalët e bacë Rifatit i qëndrojnë si gjerdan krenarie. Ajo di t'i ruajë në zemër, sepse ka një alfabet, i cili nuk ia vret plumbi i kohës. Ajo do të hyjë në kështjellën e poezisë, me një Pasaportë shpirti. E shuan etjen në aromë filizi. Strehë ka një yll me kurorë mbreti. Jeton, udhëton me pasaportë shpirti. Ky është shpirti i Liridona Shehut.
 
 
Share