• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Psesidenti, i kënaqur me mediat
e Premte, 23 Tetor 2009 20:40

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, kërkoi të premten nga gazetarët kosovarë, që të përcjellin në mënyrë sa më korrekte fushatën parazgjedhore. Ai tha se roli i mediave është shumë i rëndësishëm që ky proces zgjedhor të kalojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Presidenti Sejdiu, në një pritjeje që organizoi me gazetarët e Kosovës, të cilët mbulojnë fushatën parazgjedhore, preku pothuajse të gjitha fushat nga pak; zhvillimet politike, miratimin dhe ekzekutimin e ligjeve, ekonominë dhe mirëqenien sociale. Megjithatë, procesin zgjedhor, numri një i shtetit të Kosovës, e vlerësoi shumë të rëndësishëm, duke përsëritur faktin se këto janë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur dhe se janë provim për institucionet demokratike të Kosovës. Ai shfaqi shpresën se një ditë, pas zgjedhjeve, Kosova do të jetë e relaksuar me një proces fer, transparent e të pranueshëm për të gjithë. Presidenti Sejdiu e vlerësoi shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e pakicës serbe në këto zgjedhje. Madje, ai kërkoi nga gazetarët që të përdorin ndikimin e tyre dhe t’i japin hapësirë mediale pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Kjo, tha presidenti, është detyrë edhe e gazetarëve. Duke thënë se po e respekton Kushtetutën e Republikës dhe se po qëndron anash zgjedhjeve, Sejdiu porositi mediat që të bëjnë punën e tyre, në mënyrë sa më objektive, edhe pse u shpreh shumë i kënaqur me punën korrekte që po e bëjnë gazetarët kosovarë.
Share