• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një rrugë, dy standarde!
e Martë, 24 Korrik 2012 19:39

Dragash, 24 korrik 2012 -
Një javë më parë, pesë persona humbën jetën ndërsa tetë të tjerë u plagosën, teksa po udhëtonin në rrugën kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën, autostradën Durrës-Kukës-Morin.rruga_kombit Sipas policisë, shkak i këtyre aksidenteve ishte shpejtësia e madhe që zhvillonin drejtuesit e këtyre automjeteve, të gjithë nga Kosova. Megjithatë, shkaktarë të aksidenteve janë edhe faktorë të tjerë, siç është cilësia e rrugës dhe sinjalistika, e cila brenda kufirit të Shqipërisë lë shumë për të dëshiruar.
Pas një artikulli vështrues, të cilin e kishte bërë një ekip i radios sonë, edhe televizioni prestigjioz nga Tirana “Top Channel” ka bërë të njëjtën gjë, duke krahasuar pjesën e “Rrugës së Kombit” në Shqipëri me atë në Kosovë. Ky televizion ka paraqitur një panoramë krejt tjetër në pjesën e rrugës, brenda kufirit të Kosovës, që përfshin segmentin nga Morini deri në Suharekë. Gjendjen që ka parë ekipi i televizionit “Top Channel” e ka vlerësuar të jetë e standardeve më të larta, se sa pjesa e rrugës në brendi të Shqipërisë. “Në një vëzhgim krahasues të pjesës në Shqipëri, me atë në Kosovë, ndryshimet vërehen qartë. Nëse në anën e Kosovës tabelat të orientojnë qartë për drejtimet e qyteteve ku do të shkosh, në segmente të caktuara, brenda kufirit të Shqipërisë, ato janë pothuajse inekzistente. Në rrugën e Kosovës, kufizimet e shpejtësisë janë të vendosura në asfalt, ndërsa në rrugën e Shqipërisë, ato janë të improvizuara, të dëmtuara dhe mungojnë tërësisht në disa pjesë”, ka vlerësuar ekipi i televizionit “Top Channel”.
Një tjetër element që, sipas këtij televizioni, rrezikon jetën e udhëtarëve në pjesën e Shqipërisë, janë trafikndarëset, të cilat janë të improvizuara dhe nuk kanë sinjalistikë, ndërsa në rrugën e Kosovës, trafikndarëset janë qartazi të shenjëzuara me sinjalistikë fosforeshente që dallohen edhe natën. “Rrugët lidhëse, në pjesën e Shqipërisë, dalin menjëherë në shtratin e autostradës, në disa kalime të improvizuara. Ndërsa në pjesën e rrugës, në Kosovë, hyrjet dhe daljet nga autostrada janë të ndërtuara me parametra dhe me sinjalistikën e duhur e që shmang aksidentet. Në Kosovë, faqet anësore të maleve janë ndërtuar me breza që nuk lejojnë rënien e gurëve në shtratin e rrugës, ndërsa në pjesën, brenda kufirit të Shqipërisë, edhe pse janë vendosur rrjeta të posaçme, ato nuk kryejnë funksionin e tyre, e që gurët bien në rrugë, duke rrezikuar automjetet që përshkojnë këtë segment rrugor”, ka konstatuar televizioni në fjalë.
 
 
Share