• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Me pikëllim u varros, Ali Podrimja!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 26 Korrik 2012 21:46

Prishtinë, 26 korrik 2012
- Autori i “Lum Lumit” dhe shumë veprave të tjera letrare, Ali Podrimja, i cili i këndoi dhimbjes personale dhe asaj kolektive, është përcjellë sot për në banesën e fundit.varrimi_podrimja Familjarë, miq, shkrimtarë dhe shumë qytetarë, në varrezat e Prishtinës i dhanë lamtumirën e fundit poetit, i cili ditë më parë vdiq në Francë, derisa po qëndronte në festivalin e poezisë “Zëri i Mesdheut” që zhvillohej në Lodev. Të pranishmit në këtë ceremoni, humbjen e poetit, Ali Podrimja, e quajtën humbje të madhe për familjen, shqiptarët si dhe lexuesit, të cilët janë mësuar ta shohin fatin në vargjet e tij.
Në ceremoninë mortore erdhën të afërm, shokë e miq, ndër të cilët edhe anëtarët e ASHAK-së, të shoqatave të shkrimtarëve, miq të fjalës poetike nga Shqipëria, si dhe zyrtarë nga Kosova e Shqipëria. Të fundit me të ndjerin u ndanë, akademiku e kritiku letrar, Ali Aliu, miku e kryetari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi. Ata kujtuan vlerën universale të vargut podrimian, me të cilin ai e bëri kombin të njohur, pothuajse në gjithë botën. Akademiku, Ali Aliu, tha se një popull që lind poet si Ali Podrimja, është popull me fat. Ndërsa Bastri Çapriqi, drejtor i PEN Qendrës, tha se lajmi për vdekjen e poetit të madh, Ali Podrimja, ka dridhur shqiptarët, kudo që janë, sepse për një gjysmë shekulli lexuesit e tij u mësuan të shohin fatin në vargjet që kishte shkruar ai, të shërojnë dhimbjen me fjalët e tij dhe ta fisnikërojnë shpirtin me humanizimin në poezitë e tij. Në emër të familjes, për Aliun prind, gjysh e poet, foli nipi i tij, Genti Salihu, i cili e cilësoi poetin njeri që jetoi për poezinë e vet, por gjithnjë i kujdesshëm edhe për fëmijët, nipërit, mbesat dhe bashkëshorten, e që do t’iu mungojë shumë.
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që nga ora 12 kishin filluar homazhet për poetin, Ali Podrimja. Përveç atyre, me të cilët u shoqërua e bashkëpunoi, miqve të fjalës së tij poetike, homazhe bënë edhe zyrtarë të lartë nga të gjitha institucionet. Ata, përveç nderimit, me përkulje para arkivolit me trupin e pajetë të poetit kombëtar, ngushëllonin edhe familjarët. Heshtja mortore thyhej nga zërat në sfond, me vargjet e poetit, kushtuar jetës, vdekjes, ngadhënjimit e lirisë, gjeografisë së atdheut, nga Mitrovica deri në Çamëri, Ulqini e Presheva si dhe diaspora.
Trupi i pajetë i Ali Podrimes arriti në mëngjesin e sotëm në Kosovë. Në Aeroport e pritën djemtë, Petriti e Dreni, me nënën, Fitoren, dhe motrën Donikën. Nën lot, ata përcollën me sy arkivolin me trupin e pajetë të poetit, i mbuluar me flamurin kombëtarë. Flamuri iu besua më pas djalit të tij, Drenit. Arkivoli u përcoll edhe nga akademikët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; Hivzi Islami, Mehmet Kraja, Rexhep Ismajli dhe Pajazit Nushi.
Lendita Pula, sekretare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka thënë se institucioni më i lartë akademik në vend, është kujdesur që të organizojë një ceremoni të denjë, për ta nderuar Podrimjen. “Meqë Ali Podrimja ka qenë anëtar i Akademisë, ne konsiderojmë se kjo është shtëpia e tij e dytë”, ka thënë Pula, duke shtuar se përgatitjet për homazhe janë bërë nga ASHAK-ja, në koordinim me familjen e poetit.
Autoritetet franceze kanë konfirmuar të martën se poeti, Ali Podrimja, vdiq natyrshëm. Rezultatet e raportit mjekoligjor që janë kryer në Francë, i janë dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Francë. Ambasadori, Muhamedin Kullashi, ka thënë se konstatimi kryesor i këtij raporti është se vdekja e poetit ishte e natyrshme.
Trupi i pajetë i Ali Podrimjes u gjet të shtunën, më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodev të Francës, prej ku kishte humbur kontaktet, tri ditë më herët. Një tjetër raport në detaje për vdekjen e poetit do të jetë gati, pas 15 ditësh. Atë po e kryen Klinika e Mjekësisë Ligjore në Montpellier, ku ishte dërguar trupi i pajetë i poetit. Podrimja kishte udhëtuar për në Francë, më 16 korrik, për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”.
Ali Podrimja u lind në vitin 1942, në Gjakovë, ku edhe kaloi rininë. Studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Rrethanat e vështira politike, gjatë viteve të 60-ta dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
 
 
Share