• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lamtumirë, Arbër Xhaferi!
e Enjte, 16 Gusht 2012 20:53

Tetovë, 16 gusht 2012 -
Mijëra qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni (PDSH), Arbër Xhaferit. Drejt banesës së fundit, trupi i pajetë i të ndjerit u nis në orën 13:30, nga selia e PDSH-së, ku u kryen homazhet dhe nderimet e fundit për të.arber_xhaferi Kortezhi kaloi përmes sheshit kryesor të Tetovës, ku shumë qytetarë iu bashkëngjiten turmës, për të nderuar intelektualin shqiptar dhe politikanin e shquar në Maqedoni. Krahas familjarëve dhe mijëra qytetarëve, në ceremoninë e varrimit, në Tetovë, morën pjesë edhe deputetë, politikanë, ministra e intelektualë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Paraprakisht, në pallatin e kulturës në Tetovë, u mbajt një mbledhje përkujtimore, ku u përkujtua jeta dhe vepra e Arbër Xhaferit. Para të pranishmëve, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se, me vdekjen e Xhaferit, pushoi së rrahuri një zemër e madhe shqiptare në Maqedoni. “Atë që kam thënë përherë, është e vërtetë. Nuk ka qenë lojë. Ky është teksti i parë që e kam shkruar vetë dhe e lexoj vetë, të gjitha tekstet që i kam lexuar në publik, i ka shkruar Arbër Xhaferi. Të flasësh për Arbër Xhaferin, në këto momente të vështira për gjithë ne, mbase është e tepërt. Për të flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët, kudo që jetojnë ata. Dashuria dhe respekti për Arbër Xhaferin, lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendimet tona. Kryetar, çdo herë do të jesh në zemrën time, të PDSH-së dhe gjithë shqiptarëve. Qoftë për jetë kujtimi për ty”, u shpreh i prekur, lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Vjosa Xhaferi, mbesa e të ndjerit, tha se, me vdekjen e Arbër Xhaferit, familja ka humbur udhërrëfyesin, ndërsa shqiptarët pikën e referencës. “Askush, më shumë se ne, njerëzit e tu të afërt, nuk e njeh më mirë idealizmin tënd. Ishe nga ata që, më shumë dhanë se sa morën, ngjashëm me rilindësit, por në një kohë tjetër. Por, ju mos qëndroni përballë varrit të tij, të qani, sepse ai nuk vdiq sot, mos guxoni të vajtoni, se një shpirt i tillë ka qenë bekim për kombin tonë. Bashkë me familjen, rreth teje sot janë miqtë, bashkëpunëtorët, politikanët”, u shpreh e mbesa e Xhaferit.
Kryetari i parë i PDSH-së, Arbër Xhaferi, disa vite me radhë ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Në vitin 2007, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai u tërhoq nga posti i kreut të PDSH-së, pasi kishte udhëhequr me këtë parti për 12 vjet me radhë. Intelektuali i shquar, Arbër Xhaferi, vdiq të mërkurën, në spitalin e Shkupit, pas një goditje cerebrale që kishte përjetuar javën e kaluar. Ai është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë në gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët. 
 
Kush ishte Arbër Xhaferi? 
 
Kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, u lind në Tetovë, në vitin 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri në vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), si redaktor përgjegjës i programit kulturor.  Në vitin 1994 u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, në vitin 2001, Xhaferi ishte në mesin e nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit. Ai do të mbahet mend, si njëri nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin, në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kah proceseve, në mbarë shoqërinë shqiptare.
Pjesën më të madhe të jetës së tij, Xhaferi e kaloi në Prishtinë, atje ku gjetën strehim shumë intelektualë shqiptarë nga Maqedonia, gjatë sistemit socialist në Jugosllavi. Xhaferi u kthye në Tetovë, në vitet e turbullirave më të mëdha politike, në të cilat jetonin shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm ata. Ai u kthye në vendlindje, në vitet e kundërshtive të mëdha brenda partisë më të madhe shqiptare, Partisë për Prosperitet Demokratik, e që do përfundonin me përçarjen e saj. Dhe, nga njëri krah i kësaj partie do formohej PDSH-ja e sotme, e cila do të drejtohej nga Xhaferi, deri në vitin 2007.
Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre, Xhaferi ua ktheu shqiptarëve nderin e munguar, të mendimit politik shqiptar. Ndaj dhe, shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike, e cila, nga dita në ditë do merrte përmasa të mendimtarit mbarëkombëtar. Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre, si faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarët.
Duke vepruar në një Maqedoni, ku përballë kishte arrogancën e politikës maqedonase, si dhe inferioritetin e politikës shqiptare, Xhaferi duhej të ecte drejt së ardhmes, si ai që duhet të vinte baraspeshën, mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve të shqiptarëve. Ngaqë duhej të vepronte lokalisht, por duke menduar mbarëkombëtarisht, Xhaferi, herë herë, nuk u kuptua drejt as nga bashkëkombësit e vet në Maqedoni, e aq më pak nga maqedonasit etnikë, të cilët në fillimet e veprimtarisë së tij politike, mendimin e tij e përjetonin si fatkeqësi që i ka ndodhur Maqedonisë.
Arbën Xhaferri është njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, marrëveshje kjo që nuk e zgjidhi problematikën mes shqiptarëve dhe maqedonasve, siç edhe e kishte pranuar vetë ai, në një bisedë televizive. “Unë nuk them që ka marrë fund, por them se ajo marrëveshje nuk po implementohet. Për dallim nga të tjerët, unë jam i vetmi që e kam lexuar e stërlexuar Marrëveshjen e Ohrit dhe, e di çfarë përmban ajo. Të tjerët nuk e kanë lexuar dhe nuk e dinë se në cilat pika po devijohet nga kjo marrëveshje”, pati thënë Xhaferi në emisionin “Shqip”, në Top Channel.
Arbën Xhaferi, mbase ishte nga politikanët e rrallë që ia doli të bëjë shumëçka, nga politikat e përkohshme, e që ato veprime do të bëheshin të përjetshme në botën shqiptare. Ajo që Xhaferin do ta bëj të pavdekshëm, mbase nuk janë vendimmarrjet politike, të cilat gjithsesi nuk mungojnë, por mendësia e tij, prej një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se shumë politikanë të tjerë shqiptarë. Si i tillë, largpamës dhe me mendim të ndritur, Xhaferi, mbase nuk e kishte parashikuar se do vdiste, pasditen e kësaj të mërkure gushti. Por, gjithsesi se, më qartë se cilido tjetër, i shihte rrugët e ardhmërisë, ngado që shkonte bota shqiptare e copëtuar, të cilës, mbase më së shumti i mungojnë njerëz vizionarë, si Arbër Xhaferi. Pasardhësi i tij, Menduh Thaçi, vështirë se mund ta zëvendësoj, në kuptimin e pikëpamjeve dhe politikbërjes!
 
 
Share