• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hyrremi është rrahur me kamxhik!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 22 Gusht 2012 22:53

sulltanesha_hyrremStamboll, 23 gusht 2012
- Aktorja, Meryem Uzerli, 29-vjeçare, e cila luan rolin e Sulltaneshës Hyrrem, në serialin turk “Shekulli i Madhërishëm”, ka rrëfyer për publik ngjarjen më të tmerrshme që kishte përjetuar në jetën e saj. Në intervistën që i ka dhënë një televizion turk, ajo ka treguar se, gjatë një shëtitje që kishte bërë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte arrestuar nga policia e këtij vendi, nga e cila kishte marrë një dënim, 10 goditje me kamxhik.
Aktorja turke, me nënshtetësi gjermane, asokohe ishte 19-vjeç dhe rrugëve të Dubait, ku kishte shkuar me shoqet e veta për pushime, kishte shëtitur pa i përfillur rregullat e veshjes në këtë vend, e që u cilësua se ishte gjysmë e zhveshur. Pavarësisht që nuk i kishte ditur ligjet e ashpra që aplikohen në këtë qytet arab, ajo nuk ishte falur. “Mendoja se nuk do të më godisnin shumë. Por, goditjet me kamxhik kanë qenë të tmerrshme. Nuk mund të besoja se çka isha duke përjetuar. Ndërkohë, personi që po më godiste, zgërdhihej pandërprerë. Kjo edhe më shumë më nevrikoste, sa që më bëri të çmendesha”, ka thënë Meryem.
 
 
Share