• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 31 Gusht 2012 11:27

Malishevë
– Të enjten, pak pas orës 10:00, një numër banorësh të fshatit Bellanicë e kanë bllokuar për gjysmë ore trasenë e autostradës, në periferi të fshatit, me arsyetim se atyre nuk u është plotësuar kërkesa, për të ngritur një nënkalim në rrugën që e lidhë qendrën e këtij fshati me malet dhe fushat përtej trasesë së autostradës. Policia është detyruar të ndërhyjë, në mënyrë që të ndërpresë bllokadën, e treta kjo me radhë, gjatë tri ditëve të fundit.
Isuf Sertolli, kryeplak i fshatit Bellanicë, ka bërë me dije se ata po protestonin, për shkak të mosndërtimit të nënkalimit, për të cilin është zotuar kompania “Bechtel Enka”. 
Malishevë
– Përfaqësues të Lidhjes Demokratike në Malishevë, janë shprehur të bafasuar me rastin e  arrestimit të kryetarit të degës së kësaj partie dhe këshilltar në Kuvendin komunal të Malishevës, ish zv-ministrin e Tregëtisë dhe Industrisë, Januz Kastrati.
Rrahim Morina, nënkryetar i degës, tha se për arrestimin e Kastratit kishte mësuar, pasi ky i fundit nuk ishte përgjigjur në thirrjet telefonike. “Ne sot kishim mbledhjen e KK-së dhe e prisnim që të mbanim mbledhjen e rregullt të grupit të këshilltarëve. Pasi nuk u paraqit në thirrjet telefonike, mora vesh nga familjarët e tij se është arrestuar”, ka thënë Morina. 
Graçanicë
- Konsumimi i tepërt i alkoolit, kishte bërë që kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, të festonte me armë, në qendër të Graçanicës, mesnatën e së martës kur po shënonin festën ortodokse “Zoja e Madhe”.
Nikoliq, disa herë radhazi kishte shtënë me armë zjarri, deri sa dikush nga qytetarët e kishte informuar Policinë. Këta të fundit, Nikoliqin dhe truprojat e tij i kishin intervistuar, por që gjithçka ka mbetur brenda institucionit dhe jashtë publikut. Policia tashmë ka konstatuar se arma e cila është përdorur ishte armë zyrtare e kryetarit Nikoliq. 
Malishevë
- Në afërsi të udhëkryqit të Kievës ka ndodhur një aksident trafiku, i cili për pasojë ka pasur një këmbësor të vdekur. Në hetimin preliminar, thuhet se një këmbësor me mbiemrin Toplana, i vitlindjes 1958, përderisa po e shtynte një karrocë dore, është goditur nga një veturë e llojit, VW Transporter. I aksidentuari është dërguar në QKMF të Malishevës, mirëpo mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij. Pas hetimeve në vendin e ngjarjes, thuhet se shoferi i cili tanimë po mbahet nën masën e arrestit policor, nuk ka qenë sa duhet i kujdesshëm dhe nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat në rrugë.
 
Suharekë
- Një person me mbiemrin Kryeziu, i vitlindjes 1975, ka humbur jetën aksidentalisht, teksa po punonte në hapjen e një pusi, të thellë rreth 31 metra. Sipas hetuesve në vendngjarje, thuhet se viktima ishte duke gërmuar në pus, duke i mbushur kovat me dheun e mihur, kur në një çast kova në tërheqje e sipër del nga çengeli dhe i bie në kokë viktimës, e që për pasojë ai gjen vdekjen.
Nxjerrjen e trupit të pa jetë e kanë bërë pjesëtarët e Njësisë së Zjarrfikësve të Suharekës, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
 
 
Share