• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Linda Halimi, lanson klipin erotikë!
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 01 Shtator 2012 20:54

Prishtinë, 01 shtator 2012
- Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, duket se ka vendosur t’i befasojë të gjithë, me klipin e ri, të cilin e ka përfunduar së fundmi. Sipas informacioneve që kanë rrjedhur në shtypin rozë, kripi do të jetë i pazakontë, po që se vlerësohet nga syri i një artisti profesional.linda_halimi_eros Me një fjali të vetme, Linda ka bërë të ditur se personat që mund ta shikojnë këtë klip, duhet të jenë medoemos mbi 18 vjeç.
Nga fotot paraprake, Linda ka zgjedhur modele me trup tejet të bukur, ndërkohë që pritet që në këngë të ketë edhe pjesë nudo, apo skena lesbikesh. Madje, edhe promo e këtij klipi shfaq një femër nudo, në gjysmën e trupit të saj. Kënga quhet “I Just Wanna”, ndërsa për klipin është angazhuar produksioni “Imagine”.
Vetë Linda e ka quajtur këtë video, si spot mjaft të nxehtë, ndërsa për sekuencat nudo ka thënë se, ato janë pjesët më të nxehta në videoklip. “Shumë gjëra që kam bërë, kanë qenë tabu në Kosovë. Mirëpo, unë i kam bërë dhe vazhdoj t’i bëj, pa ndonjë kompleks. Aq më pak kur kam përkrahjen e familjes dhe fansave të mi. Ishte koha të sjell diçka të freskët dhe të re, dhe ky është ndryshimi që kam bërë në karrierën time. Mund të them se jam e vetmja këngëtare shqiptare, që ka femra nudo në videoklip”, ka thënë Linda Halimi. Mësohet gjithashtu, se në videoklip janë dy meshkuj afro-amerikanë dhe dy vajza serbe, pjesë kjo për të cilën Linda është sulmuar, jo pak. Megjithatë, ajo ka dhënë një përgjigje edhe për këtë. “S’jam e vetmja... Në 90% të videoklipeve kosovare, shumica janë modele sllave. S’kemi bashkëpunuar me terroristët. Ato janë vetëm vajza, me profesion modele, dhe janë të moshës sime, e që gjatë kohës së luftës kemi qenë shumë të vogla dhe të paafta për të marrë pjesë në luftë. Nëse babai juaj ka vrarë dikë, kjo s’do të thotë se ti ke faj. Logjikoni, mendoni. Të paktën, motrat shqiptare nuk i kam lejuar as vetë të bëjnë skena të rënda erotike në klip, prandaj i kam angazhuar modelet serbe, që të luajnë rolet e kërkuara për videoklipin, e që në botën e modelimit, janë gjëra normale. Zgjodha modele serbe, pikërisht për të mos prekur moralin shqiptar. Ky ishte prononcimi im i fundit, vëllezër dhe motra shqiptare. Ju dua”, ka përfunduar sqarimin për publik, këngëtarja Linda Halimi.
 
 
Share