• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Nga: Radio SHARRI |
e Enjte, 13 Shtator 2012 08:37 |
Dragash - Korporata Elektro-energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar shkyçje të energjisë për sot, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pasi pa energji elektrike do të ngelën nënstacionet “Dragashi” dhe “Dikanca”. Sipas njoftimit të KEK-ut, shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë së largpërçuesit LP 35 kV Dragashi. Megjithatë, në Dragash ka pasur shkyçje edhe jashtë këtij orari të paralajmëruar, ndonëse me një kohë të shkurtër, rreth 15 minuta, mes orës 8:00 dhe 9:00. Gjithashtu, edhe të shtunën është paralajmëruar ndërprerje e energjisë, nga ora 08:00 deri në orën 09:00 dhe nga ora 17:00 deri në orën 18:00, kur do të shkyçen NS 35/10 kV Zhuri, NS 35/10 kV Dragashi dhe NS 35/10 kV Dikanca. Sipas njoftimit nga KEK-u, shkyçja totale do të bëhet, me kërkesën e kompanisë “Bechtel-Enka”, për shkak të vendosjes së kabllove dhe punimeve në ndërprerësin e largpërçuesit LP 35 kV, Bechtel-Enka. Berlin – Në një moment të caktuar, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk do të shmanget kërkesa që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka deklaruar në Berlin kryetari i Këshillit të Bundestagut për politikë të jashtme, Rupreht Polenc. Në radhë të parë, siç tha politikani i Unionit kristiano-demokrat të kancelares, Angela Merkel, plani aksional që Serbia ka akorduar me BE-në, tashmë duhet domosdo të zbatohet dhe të realizohet, para së gjithash, kur është fjala për reformën e sistemit juridik dhe se Serbia duhet të tregoj sinjale që procesi i pajtimit regjional do të vazhdojë dhe të mos ketë tentime të interpretimit të ri të historisë. Prishtinë – Kryesuesi i Kuvendit komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, është prangosur të mërkurën, i dyshuar për kushtëzim dhe marrje të mitos. Burimet nga EULEX-i kanë treguar se janë prangosur edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit dhe investitori i ndërtimtarisë, Agim Ademi, si dhe biznesmeni Muharrem Rama. Sami Hamiti është person me ndikim të lartë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe anëtar i Këshillit qendror të partisë së kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.
Rahovec - Qytetarët dhe sportistët nga Rahoveci, për shumë kohë po presin të shohin të përfunduar palestrën e sporteve në këtë qytet. Ajo ka nisur së ndërtuari para katër vitesh dhe nuk pritet të përfundojë, as në fund të vitit të ardhshëm. Për zyrtarët e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, investim i së cilës ministri është ky projekt, punët po ecin sipas parashikimeve, ndërkohë që në mungesë të një palestre, sportet e dorës në Rahovec po shuhen dita-ditës. Lubjanë - Përfaqësuesja e Malit të Zi në basketboll, ka mbyllur kampanjën kualifikuese për "Euro Basket 2013", me 10 fitore nga po aq ndeshje. Edhe tri përfaqësuese të tjera e mbyllën këtë cikël pa humbje, ndonëse Italia, Kroacia e Gjermania ishin në grupe me një ekip më pak dhe patën vetëm tetë ndeshje ku arritën po aq fitore. Përfaqësuesja e Malit të Zi të martën ka shënuar fitore të thellë 80:48 kundër Sllovakisë. Malazezët fituan Grupin A. Biletën për në Evropianin e basketbollit "Sllovenia 2013" nga ky grup e nxorën edhe Izraeli dhe Serbia.
|