• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 14 Shtator 2012 14:03

Suharekë
– Derisa politika kosovare flet për liberalizim vizash, qytetarët e rëndomtë tentojnë që në rrugë ilegale të emigrojnë në shtetet e BE-së, në kërkim të punës dhe një jete më të mirë, pavarësisht se përballen me rreziqe.
Në takimin e rregullt të sigurisë lokale në Suharekë, komandanti i Stacionit Policor në këtë komunë, kapiteni Arsim Berisha, ka njoftuar të enjten se një person që ishte nisur të emigrojë në Gjermani, është lajmëruar nga familjarët e tij, si i zhdukur. Berisha ka specifikuar se personi i lajmëruar si i zhdukur është rreth 25 vjeç, nga fshati Grejkoc.
Prizren – Hetuesit e policisë rajonale të Prizrenit, të enjten kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të një personi nga Mamusha, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri. Dyshohet për vrasje të rëndë, e kryer nga katër personave të dyshimtë, njofton policia, sipas të cilës, trupi i pajetë i viktimës ka qenë e groposur në varrezat e fshatit Vlashnje, prej nga është nxjerrë të enjten nga organet kompetente të policisë dhe të Prokurorisë.
Viktima, prej disa ditësh, konsiderohej si person i zhdukur dhe familjarët e kishin njoftuar policinë për mungesën e 37 vjeçarit.
Prizren - Gjatë muajit shtator, shoqëria civile ka vazhduar monitorimin e punës se ekzekutivit të Prizrenit, ku në fokus ka qenë sektori i urbanizmit dhe ai i inspektoratit, përkitazi me ndërtimet në Qendrën Historike të Prizrenit. Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, ka shprehur shqetësim, lidhur me gjendjen e krijuar në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, në Qendrën Historike të Prizrenit. Sipas kësaj organizate, ndërtimet vazhdojnë duke i shpërfillur lejet për ndërtim, të dhëna nga Drejtoria komunale për Urbanizëm. Në fokus të kësaj organizate ishte Kompleksi afaristo-banesor “Euro-Center”, për të cilin thuhet se është ndërtuar në Zonën e Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit.
Prizren – Drejtoria komunale e Turizmit në Prizren, në bashkëpunim me Shoqatën e Shërbimeve të Konsulencës "CSA", ka iniciuar projektin për grumbullimin e të dhënave dhe analizën e situatës së turizmit në komunën e Prizrenit. Shkas për këtë, sipas drejtorit komunal të Turizmit, Samir Hoxha, ka qenë mangësia e të dhënave të sakta për turizmin që kanë dalë në pah gjatë kontaktit me vizitorët e shumtë të Prizrenit, që e kanë realizuar këtë nëpërmjet Zyrës së Turizmit.
Sipas Hoxhajt, pyetësorët do të përqendrohen në hulumtimin e kërkesave dhe ofertës turistike të Prizrenit, që do të realizohen me 500 respondentë, sipas metodës së rastit.
Pejë - Mbrëmë, rreth orës 23:30 minuta, në Vitomiricë të Pejës, gjatë një operacioni policorë janë arrestuar katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Shqipërisë, pasi janë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale, mundësim dhe marrje me prostitucion. Femrat e dyshuara, i kanë deklaruar policisë se me vetë dëshirë kryenin këtë vepër, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ato ofronin shërbime seksuale, kundruall shumës nga 20 deri në 30 euro. Zëdhënësi i Policë së Kosovës, kapiteni Baki Kelani, tha se në lidhje me rastin është informuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e ndalimit, deri në një vendim tjetër.
Tiranë – Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, sot qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet në Ohër me homologun e tij, Gjorgje Ivanov. Takimi midis dy kryetarëve do të zhvillohet në vilën presidenciale "Biljana”.
Temë diskutimi janë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe iniciativave të reja të bashkëpunimit rajonal, si dhe angazhimi në planin e integrimeve euroatlantike. Vizita e Nishanit do të jetë njëditore dhe nuk janë parashikuar takime me liderë të partive shqiptare.  
Share