• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ahtisari: Nuk jam fajtor që humbët Kosovën!
e Diel, 16 Shtator 2012 16:40

Beograd, 16 shtator2012
– Ish emisari i sekretarit të përgjithshëm të OKB- së, në negociatat për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, i ka thënë gazetës beogradase “Kurir” se nuk ndihet fajtor që Serbia e ka humbur të drejtën për të qeverisur mbi Kosovën.marti_ahtisari "Nuk ndjej kurrfarë fajësie. Pse duhet ta ndjej? Pyetja është e ngjashme me atë, nëse duhet të ketë Rusia ndikim në Finlandë? Jo pra. Të dy vendet janë të pavarura dhe njëra me tjetrën duhet të sillen kështu. Edhe kur ndodhin ca gjera. Serbia e ka humbur të drejtën për të qeverisur Kosovën", ka thënë Ahtisaari, transmeton gazeta serbe “Kurir”.
Ahtisaari ka shtuar se, me planin e tij, çdo gjë është në rregull dhe të gjithë e kanë ditur se ai do të ofrohej në fillim të vitit 2006. "Pas takimit, më 31 janar 2006 në Londër, i luta anëtarët e Grupit të Kontaktit që tua dërgojnë mesazhet private Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës. Pika e parë e atyre tetë mesazheve private, ka qenë shumë e qartë; në dritën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Për shkak të aksioneve të Serbisë, kthimi i Kosovës në Serbi nuk është opsion i qëndrueshëm”, ka thënë Ahtisaari, duke shtuar se këtë e kanë ditur të gjithë dhe për këtë arsye bisedimet, në njëfarë mënyre, kanë qenë akademike, sepse Serbia nuk ka dashur të bashkëpunojë. "Mesazhi ka qenë i qartë dhe, më vjen mirë që kam hartuar një plan, i cli ua ka përkujtuar të gjithëve në botë se, nëse ndodhin gjëra të këqija, atëherë pushtetet do ta humbin të drejtën për të administruar", thotë Ahtisari, për të shtuar se gjithmonë ai ka konsideruar se përkeqësimi i marrëdhënieve midis Amerikës dhe Rusisë, do të ndikonte që Rusia të bllokojë procesin e Kosovës në KS të OKB-së, por kjo nuk ka shumë lidhje me Kosovën, por vetëm me marrëdhëniet e tyre bilaterale. "Gjatë negociatave, derisa hartohej plani, nuk ka pasur kurrfarë bashkëpunimi me Serbinë. Profesionistët serbë ishin kërcënuar se do të humbnin vendet e punës, po qe se do të bashkëpunonin. Kolegët dhe unë kemi dashur të ketë mbrojtje më të mirë të minoriteteve, sidomos për minoritetin serb. Dhe, nuk besoj se do të gjenden mekanizma më të mirë, nga ato që janë në Plan. Nuk është fajtor Plani, por qëndrimet e njerëzve”, ka thënë Ahitsari duke shtuar se të gjithë duhet të ndryshojnë dhe jo vetëm politikanët e kësaj ane.
Lidhur me dialogun Beograd  - Prishtinë, Ahtisari ka thënë se, në vend se të bisedohet, duhet që së pari të zbatohet ajo për cilën është marrë vesh. "Asnjë vend në këtë pjesë të botës, nuk mund të mendojë se do të hyjnë në BE, po qe se ka probleme të brendshme ose me fqinjët. Ky është mesazh i qartë për të gjithë, nëse dëshirojnë anëtarësim në BE. Nuk mund ta paramendoj BE-në, që do ta bëjë ndokënd anëtar, nëse ai vend nuk ka paqe me fqinjë”, ka thënë në fund Ahtisari, duke shprehur mendimin e tij se për veriun, nuk duhet të zhvillohen kurrfarë bisedimesh të reja, sepse kufijtë tashmë janë ata që janë.
 
 
Share