• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 18 Shtator 2012 12:36

Shkodër
– Sot është inauguruar hidrocentrali i Ashtës, në rrethin e Shkodrës, i cili do të prodhojë energji elektrike për 100 mijë familje, duke i sjellë vendit energji të mjaftueshme për të përballuar emergjencat. Ky hidrocentral është i pari në Shqipëri që ndërtohet me turbina nga më modernet, të cilat prodhojnë maksimalisht energji elektrike.
Puna për ndërtimin e këtij hidrocentrali ka nisur në fillim të vitit 2010, ku janë investuar 200 milionë euro. Ky është hidrocentrali i katërt për nga madhësia në Shqipëri, por që nuk do të shkaktojë probleme në mjedis. Hidrocentrali do veproj nën koncesionin e një firme austriake, për një periudhë 35-vjeçare. Pas kësaj, hidrocentrali i dorëzohet shtetit.
Prishtinë – Ivan Qukalloviq sot merr postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, bëhet e ditur zyrtarisht nga ky institucion i lartë i drejtësisë. Qukalloviq ka punuar edhe më parë në këtë gjykatë, por tani funksionin e ri do ta pranojë nga zëvendësi i gjertanishëm, Kadri Kryeziu.
Mandati i zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tri vjet. Gjykata kushtetuese e Kosovës përbehet nga nëntë gjyqtarë. Gjyqtarët i emëron kryetari i Kosovës, pas propozimit nga Kuvendi, me mandat nëntëvjeçar, pa mundësi të vazhdimit të mandatit.
Zveçan – Ushtruesi i detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, Dejan Vidojeviq, për 30 ditë është suspenduar nga detyra, për shkak se nuk ka respektuar urdhëresën nga komanda qendrore e policisë, që mos t’ia lejoj hyrjen në Kosovë drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vidojeiq është suspenduar të premten për 48 orë, me urdhër të drejtorit të Policës regjionale të Mitrovicës, për shkak të mos respektimit të dispozitave, lidhur me vizitën e Vulinit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se Vidojeviq nuk ka respektuar urdhrin e komandës së policisë së Kosovës, duke i dhënë leje Vulinit që të hyj në Kosovë.
Prishtinë – Ministri i Punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar mundësinë, që në dialog me Beogradin, direkt të përfshihet edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton. ”Serbia duhet domosdo të gëlltisë edhe gjërat që nuk dëshiron. Njëjtë është edhe me Kosovën”, ka thënë Rexhepi për mediat lokale të serbëve të Kosovës.
Prishtinë - Nga qeveria e SHBA-ve, Kosova do të përfitoj një ndihmë financiare prej 62,5 milion dollarësh, të destinuar për përmirësimet në demokraci, qeverisje dhe zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për ndihmën financiare është nënshkruar nga ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, drejtoresha e Misionit të USAID-it, Morin Shoket, dhe kryetarja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.
Me këto financime shtesë, USAID synon të ofroj mundësi më të mëdha për arsimin e të rinjve, të formojë Agjencinë për kreditimin e bujqve, sidomos femrave që merren me bujqësi.
Beograd – Serbia do të vendosë për politikat e mëtejme ndaj Kosovës, pas Asamblesë së përgjithshme të KB-ve. Nëse Brukseli do të insistojë që Serbia të njeh Kosovën e pavarur, ekziston mundësia të shpallet referendumi, me pyetjen “Kosova apo Evropa”. Kështu shkruan në numrin e sotëm e përditshmja beogradase “Veçernje Novosti”.
Krerët e Serbisë i kanë konfirmuar kësaj gazete, se nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të shpallet referendumi, nëse do t’i thuhej haptas Serbisë, se e ka kusht njohjen e Kosovës, po qe se dëshiron integrim në BE.
 
 
Share