• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 19 Shtator 2012 16:28

Prizren
- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, deponoi kallëzim penal pranë Prokurorisë Komunale, kundër kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nijazi Kryeziut. Sipas Vetëvendosjes, Kryeziu denoncohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. “Konsiderojmë se, pas miratimit të Planit Rregullues Urban, për lokacionin ‘Qendra e Re-2’ të qytetit të Prizrenit, Kryeziu ka nxjerrë një vendim tjetër në faqen zyrtare, i cili për nga ana teknike është identik me vendimin e miratuar nga Kuvendi, kurse për nga ana përmbajtjesore e ndryshon tërësisht vendimin e miratuar dhe, rrjedhimisht ka kryer dy vepra penale; shpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare.
Prizren - Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, reagon ashpër ndaj prishjes së qetësisë publike në qytetin e Prizrenit, si dhe shqetësimin e qytetarëve nga ana e subjektit politik, Bashkimi Demokratik. “Veprimi i BD-së, është keqpërdorim i lirisë, demokracisë dhe mosrespektim i ligjeve dhe qytetarëve të komunës së Prizrenit. E ftojmë BD-në, që të gjitha pretendimet t’i argumentojë me fakte dhe t’i procedojë në institucionet e shtetit, e jo të keqpërdorë lirinë që ia ofron shteti ynë, i fituar me gjakun e shumë dëshmorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kabinetit Muja, duke potencuar se Komuna e Prizrenit sovran ka qytetarin, familjen e tij, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Prizren - Lidhur me reagimin e “Bashkimi Demokratik”, për protestën e organizuar nga kjo parti, policia në Prizren është njoftuar përmes një letërnjoftimi që ka ardhur nga kjo parti, ku njoftohej për shpërndarje të mesazheve me fortafolës, nëpër rrugën unazore të qytetit dhe rrugën “Ismet Jashari”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes një komunikate ka dhënë sqarime se Bashkimi Demokratik nuk ka paraqitur kërkesë për mbajtjen e këtij aktiviteti, sipas ligjit që parasheh së paku 72 orë para mbajtjes. Megjithatë, sipas policisë, aktivistët e këtij subjekti, nuk janë arrestuar, sepse kanë bërë protestë verbale, por janë arrestuar për marrjen e informacioneve, e që më pas janë lënë të lirë.
Beograd - Njësia për krime të luftës, pranë Gjykatës së Lartë në Beograd, i ka dënuar sot 11 shqiptarë nga Gjilani, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe se. Ata janë dënuar prej 10 deri në 15 vjet burgim. Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.
Klinë – Zyrtari i Komisariatit për refugjatë në Klinë, Bozha Sharkoviq, tha se të gjithë 17 përfaqësuesit e familjeve të zhvendosura serbe, që kanë vizituar pronat e veta në fshatin Drenoc të Klinës, kanë shprehur dëshirën për tu kthyer. Ai i tha medieve serbe se në atë grup janë nëntë përfaqësues të familjeve të zhvendosura, të cilat për herë të parë, pas vitit 1999, ishin në Drenoc dhe se kanë hasur në pranim të mirë.
Shefi i Zyrës komunale për komunitete në Klinë, Millorad Sharkoviq, tha se përfaqësuesit e Komunës do të bisedojnë me serbët që kanë shprehur dëshirën për tu kthyer, ndonëse ata i presin probleme të tjera social-ekonomike, si dhe ato rreth punësimit.
Paris - Javorja satirike franceze “Charlie Hebdo”, në edicionin më të ri ka publikuar disa karikatura të Profetit Muhamed, edhe pse ditëve të fundit ka shpërthyer vala e protestave, kundër filmit anti-islamik “Pafajësia e myslimanëve”. Kryeredaktor i revistës, Charlie Hebdo, ka deklaruar për televizionin francez, se nuk shqetësohet për këtë vendim. Kjo javore franceze ishte edhe më herët në “listë të zezë” të besimtarëve myslimanë, kur publikoi disa karikatura të Profetit Muhamet, pas së cilave janë hedhur disa bomba në redaksinë e saj.
Mitrovicë - Sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Rini dhe Sport, Predrag Perunqiq, gjatë qëndrimit të djeshëm në veri të Kosovës, ka premtuar se Qeveria e Serbisë do të ndihmojnë sportistët serb nga Kosova, me ndërtimin e terreneve sportive. “Do t’i njoftoj kompetentët në Ministrinë time, se në Mitrovicë janë shumë të nevojshme palestrat sportive dhe objektet tjera sportive”, ka thënë Perunqiq, duke shtuar se është befasuar këndshëm, me faktin se, krahas të gjitha ndodhive në këtë pjesë, megjithatë ekziston sporti.
Graçanicë – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Klif, tha dje në Graçanicë se më e rëndësishme është që bisedimet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë të jenë në nivelin politik, ndërkohë që të vazhdohet edhe me bisedimet në nivelin teknik. I pyetur se për cilat tema do të bisedohej në nivelin politik, Klif tha se duhet kërkuar zgjidhje për problemin e veriut të Kosovës. “Çështja e veriut të Kosovës do të jetë tema më e rëndësishme. Nuk di se a do të jetë kjo tema e parë. Por, pa zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës, mendoj se zhvillimi drejt Evropës, edhe për Serbinë dhe për Kosovën, do të jetë shumë i vështirë” tha Klif.
Beograd – Deputeti i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Bojan Gjuriq, tha dje se ideja për referendumin “Kosova ose Evropa”, janë raste klasike, për të cilat nuk mund të vendoset në referendum. “Qytetarët nuk dinë se çfarë të zgjedhin në një rast të tillë dhe çfarë në rastin tjetër. Nuk është e mundur të vendosësh para qytetarëve pyetjen, Kosova apo BE”, tha Gjuriq, duke shtuar se një referendum i tillë është mënyrë se si politikanët, përgjegjësinë që kanë marr, ta bartin tek qytetarët.
Bruksel – Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur mbrëmë në selinë e NATO-s, në Bruksel, bindjen se Kosova dhe Forcat e sigurisë së Kosovës, një ditë do të përfshihen në NATO. Nishani këtë e tha, pas bisedës me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Anders Fog Rasmunsen, i cili ka përsëritur qëndrimin e vet se hyrja e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, është garanci për paqe dhe stabilitetit në regjion. Presidenti i Shqipërisë theksoi se ai dhe kreu i NATO-s, konsiderojnë se ndarja e Kosovës nuk është opsion dhe nuk do të lejojnë që të vijë deri tek kjo gjendje.
Novi Sad – Nënkryetari i Këshillit për Integrime evropiane, në Kuvendin e Serbisë, Laslo Varga, vlerësoi se shpallje eventuale e referendumit me pyetjen “BE apo Kosova”, do të thotë se pushteti në Serbi nuk është i gatshëm të marr përgjegjësinë për vendime reale. ”Nëse në një referendum të tillë, shumica e njerëzve në Serbi, më me endje do të zgjidhte Kosovën, atëherë Serbia nuk do të mund të ketë Kosovën”, tha Varga për të përditshmen novosadase “Magyar Szo”.
 
 
Share