• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dhjetë milionë shpërblim për kapjen vrasësit!
e Martë, 25 Shtator 2012 21:31

Lezhë, 25 shtator 2012
- Policia e Lezhës ofron 10 milionë lekë shpërblim, për atë që jep informacion për vendndodhjen e autorit të vrasjes së trefishtë, një natë më parë në Blinisht të Lezhës. Për këtë arsye, Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit, për personat që ofrojnë informacione të vlefshme.shtepia_lezhe
Tre pjesëtarë të një familjeje, u gjetën mbrëmë të vrarë në oborrin e banesës së tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, ka njoftuar se viktimat janë vrarë me breshëri automatiku, kryefamiljari Rrok Shtjefni, 57 vjeç, bashkëshortja e tij, Mira Shtjefni, 55 vjeç dhe djali i tyre, 24-vjeçar, Fatjon Shtjefni. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht të rrethit të Lezhës, ku në hyrje të banesës së familjes Shtjefni, u gjet i pajetë, Rrok Shtjefni, si dhe bashkëshortja dhe djali i tyre 24-vjeçar. Tre viktimat u dërguan në Spitalin Rajonal të Lezhës, por mjekët pohuan se bashkëshortët Shtjefni dhe djali i tyre kishin ndërruar jetë. "Tre pjesëtarët e familjes Shtjefni, nuk arritën të merrnin ndihmën e parë mjekësore. Ata mbërritën të vdekur dhe kishin plagë të rënda, të shkaktuara me armë zjarri", tha drejtori i Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare. Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur në këmbë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës, të cilët, pas kryerjes së hetimeve paraprake, dyshojnë se viktimat u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Kastriot Zhuba, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se autori i krimit, djali i xhaxhait të kryetarit të Komunës së Blinishtit, është person me precedent penal, dhe se po punohet për arrestimin e tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se, dyshohet që vrasja e trefishtë të ketë ndodhur për motive pronësie.
 
 
Share