• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 02.10.2012

Dragash
- Dy fshatarë të Kërstecit, në trevën e Gorës së Dragashit, janë arrestuar, si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Koritnikut. Ata janë intervistuar nga policia e Dragashit dhe më pas janë lënë të lirë, por që lënda i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtutjeshme. Nga burimet që ka siguruar Radio SHARRI, mësohet se dy orë pasi është parë zjarri, punëtorët që ballafaqoheshin për ta shuar atë, kanë vërejtur dy persona që po lëviznin në këtë mal. Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka arritur t’i arrestojë personat e dyshimtë, të cilët i kishin thënë policisë se në këtë mal kanë dalë për shëtitje, pavarësisht që i njëjti mal ishte kapluar nga zjarri.
Dragash - Dega e Kryqit të Kuq të Kosovës, në saje të misionit të vet, për tua lehtësuar vuajtjet njerëzve në nevojë, duke u përkujdesur për jetën dhe shëndetin e tyre, edhe këtë vit do të realizojë aksionin tradicional “Solidariteti në vepër”. Muamer Rexhepi, sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Dragash, tha për radion tonë se qëllimi i këtij aktiviteti është që ta ndihmojë popullatën nevojtare të komunës së Dragashit, pavarësisht përkatësisë kombëtare që kanë. Rexhepi apeloi tek qytetarët e vullnetit te mirë, që të ofrojnë ndihma, si veshmbathje, ushqim, mjete higjienike, mjete financiare dhe gjëra të tjera, për të cilat ata nuk kanë nevojë, por që dikush nuk i ka as ato. Aksioni do të zhvillohet gjatë gjithë muajit tetor, ndërsa ndihmat mund të dërgohen në degën e Kryqit të Kuq, në Dragash.
Shtërpcë - Një grup qytetarësh të Shtërpcës, përfshirë OJQ-të, zyrtarët komunalë, përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, si dhe përfaqësues fshatrash, kanë formuar nismën qytetare “100 vjet Kuq e Zi”, e cila do të ketë për qëllim shënimin e krijimit të shtetit shqiptar. Në një takim që kjo nismë qytetare ka mbajtur në selinë e veteranëve të UÇK-së, në fshatin Firajë, ka formuar këshillin organizativ prej 13 anëtarësh, të cilët do të përkujdesen që 100-vjetori i shtetit shqiptar të festohet denjësisht. Jonuz Ahmeti, kryesues i kësaj nisme, ka thënë se kjo nismë qytetare synon mobilizimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë të Shtërpcës, për organizimin e të gjitha aktiviteteve, për ta shënuar denjësisht 100 – vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Prishtinë - Bllokada e reformës kushtetuese dhe zgjedhore, ka shtruar nevojën e arritjes së një konsensusi mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Burime të gazetës “Express” thonë se po punohet në aranzhimin e një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Begjet Pacollit. Në tryezë, janë disa opsione për zhbllokimin e situatës. Krerët politikë të vendit po mendojnë për gjetjen e një konsensusi, pas bllokadës që Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri procesit të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore. “Po mendohet të gjendet sa më parë një zgjidhje, ngase reformat duhet të përfundojnë sa më parë. Për këtë ka edhe presione ndërkombëtare”, ka thënë një burim i kësaj gazete.
 
SPORT
 

Milano
- Adriano Galiani mund të largohet nga posti i zëvendëspresidentit të Milanit. Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga disa të përditshme italiane, të cilat publikuan zërat që prej kohësh po qarkullonin në ambientet e klubit kuqezi. Sipas këtyre të përditshmeve, presidenti Berluskoni ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në instancat më të larta të klubit, ku i sakrifikuari i parë duket se do të jetë pikërisht Adriano Galiani. Ky lajm sigurisht ka shkaktuar një habi të madhe në mediat sportive italiane, duke parë influencën që ka pasur Galiani në skuadër, gjatë 30 viteve të fundit, ku puna e tij është vlerësuar e shkëlqyer.
Paris - Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviq, konsideron se kjo skuadër franceze është më e mirë dhe më e fortë se Milani. Ibrahimoviq, së bashku me Thiago Silvan, u transferuan tek PSG-ja nga Milani për 60 milionë euro. "Mendoj se ekipi aktual është shumë më i fortë se Milani. Kjo edhe është arsyeja që më ka bërë të kalojë tek PSG-ja", është shprehur Ibrahimoviq, duke shtuar se PSG-ja ka blerë lojtarë shumë cilësorë.
 
SPEKTËR
 

Prishtinë -
Njëra nga femrat tona, që konsiderohet të jetë seksi, Shkëndije Mujaj, në një intervistë për Telegrafin, ka komentuar pohimet e Vali Corleones, në emisionin “Zonë e Lirë”, i cili ka deklaruar publikisht se ka pasur marrëdhënie intime me të. “Vali Corleone... Se di, nuk më përket mua të komentoj diçka që e thotë, dikush që është në ndikim të alkoolit dhe që nuk di se çfarë flet”, u shpreh Shkëndija, duke shtuar se fiziku i saj është dhunti dhe se ajo nuk ka bërë ndonjë intervenim në trupin e saj. “Krahasimet që po bëhen, në lidhje me fizikun tim, është ajo që shihet... Vetëm di ta falënderoj Zotin për këtë dhuratë”, përfundoi Mujaj.
 
 
Share