• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 03.10.2012

Prizren
- Një i vrarë dhe një i plagosur, është bilanci i një zënke që ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. Në incidentin mes dy familjeve, është vrarë Zejni Gashi (52), ndërsa Flamur Gashi (30) ka mbetur i plagosur. Burime brenda policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se tragjedia ka ndodhur, pas një mosmarrëveshje të gjatë, e cili kishte nisur nga rrahja mes fëmijëve.
Policia ka vënë në pranga katër persona, pasi në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lajmin e ka konfirmuar edhe Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren.
Vërmicë - Në bashkëpunim me policinë kufitare, në vendkalimin kufitar në Vërmicë, është arrestuar një person me mbiemrin Gashi, shtetas i Shqipërisë, për të cilin dyshohet se, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë nga Shqipëria, gjatë vitit 2011 kanë kryer një seri vjedhjesh të rënda, në disa fshatra, mes Prizrenit dhe Suharekës.
Policia ka siguruar prova materiale të bollshme, të cilat dëshmojnë për aktivitetin e kundërligjshëm të të dyshuarit.
Shtërpcë - Në varrezat serbe të Shtërpcës është plaçkitur në varr një i vdekur, nga i cili janë marrë tre zinxhirë ari. Policia ka bërë të ditur se informacionin e ka marrë nga një qytetar i nacionalitetit serb, i cili e ka paraqitur rastin në polici. “Forenzika rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se të ndjerit i mungonin tre zinxhirë ari, me të cilët, sipas deklaratave të familjarëve, ishte varrosur një vit më parë”, ka njoftuar Agim Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale të Ferizajt. Sipas tij, hetuesit nga Stacioni policor në Shtërpcë është vënë në kërkim të kryesve të kësaj vepre penale, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Prishtinë - Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Papua Guinea e Re. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, është njoftuar sot edhe zyrtarisht nga kryeministri i këtij vendi për vendimin, me të cilin njihet pavarësia e vendit tonë.
Njohja nga ky shtet ishte paralajmëruar, edhe më herët, pas takimit më 27 shtator të këtij viti, midis Enver Hoxhajt dhe ministrit të Punëve të Jashtëm të Papua Guinesë së Re, në Nju Jork.
Vjenë - Përfaqësuesja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Nida Gelazis, ka kërkuar nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele në veriun e banuar me shumicë serbe, në Kosovë. Gjatë një takimi të grupit punues të OSBE-së, në Vjenë, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave, ajo ka thënë se Kosova, edhe pse nuk është anëtare e OSBE-së, duhet të zbatojë përkushtimet e OBSE-së për mbrojtjen e minoriteteve. “Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë, që të adresojë në praktikë shqetësimet e serbëve të Kosovës, romëve dhe komuniteteve tjera pakicë”, ka thënë Gelazis, duke e quajtur si hap pozitiv hapjen e zyrës administrative, në veri të Mitrovicës.
Prishtinë - Pas anulimit të konkursit për drejtorë të klinikave të QKUK-së, sindikatat e punëtorëve të kësaj qendre kanë reaguar, duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, Njazi Gashit, por edhe të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ata kanë thënë se, për dështimin e zgjedhjes së drejtorëve, përgjegjësia primare bie mbi menaxhmentin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe atë të QKUK-së, pasi që kanë qenë të involvuar në përzgjedhjen e drejtorëve, duke luajtur, siç thanë ata, me dinjitetin e njerëzve që janë zgjedhur dhe rizgjedhur, disa herë.
Ferizaj - Ende pa u bërë një javë, dega e PDK-së në Ferizaj ka pranuar edhe një këshilltar komunal, nga radhët e LDK-së. Mirlinda Bytyçi-Rexhepi, është prurja e radhës në degën e PDK-së. Ajo ishte kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe kryesuese e grupit joformal te grave.
Në letrën e saj, drejtuar subjektit të gjertanishëm, ajo ka përmendur disa nga shkaqet që e kanë shtyrë për tu larguar nga ky subjekt politik. “Dua t’ju informojë se heqë dorë nga çdo funksion në LDK, pasi i bashkohem PDK-së dhe këshilltarëve të PDK-së në Kuvend. Arsyeja ime është bllokimi i Degës, nga  ana e kryetarit të LDK-së në Ferizaj, Adem Salihajt.
Prishtinë - Policia ka njoftuar se, gjatë 24-orëshit të fundit, nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, por ato me të lënduar dhe me dëme materiale nuk kanë munguar, madje krahasuar me ditët e kaluara ka një rritje të tyre. Në tërë territorin e Kosovës janë raportuar 65 aksidente, prej të cilave 15-të me të lënduar, kurse 50-të të tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, gjoba të shqiptuara, për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, janë bërë 838.
Nga janari i këtij viti, sipas policisë, kanë ndodhur 70 aksidente fatale, në të cilën kanë gjetur vdekjen 73 persona. Nga 82 aksidente fatale, sa janë shënuar vitin që e lamë pas, në të cilat kanë gjetur vdekjen 100 persona, shihet qartë se numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është rritur në përmasa të mëdha.
Shtip – Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sylejmani, është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Shtipit, në Maqedoni. Sylejmani, 39 vjeç, vuante dënimin prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ndodhej 4 vjet e gjysmë. Ibrahim Sylejmani ishte dënuar për vepra që kishin të bënin me krime lufte, gjatë konfliktit të vitit 2001, ndërsa me miratimin e Ligjit për amnisti, në Kuvendin e Maqedonisë, Ibrahim Sylejmani priste lirimin.
 
SPEKTËR
 
Stamboll - Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur më shumë nga publiku shqiptar, si Mehmet Kosova, ka pranuar se është homoseksual. Ai ka thënë për mediat turke se më nuk mund të fsheh orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat. “Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra.
Aktorin, të cilin femrat e adhurojnë ndërsa meshkujt e xhelozojnë, para ca kohësh është ndarë nga bukuroshja turke, Zeynep Beserler, me të cilën ishte në lidhje për gjashtë vjet.
Tiranë - Këngëtari, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi” është dënuar me 20 muaj burg dhe 400 mijë lek, për gjobëvënie ndaj regjisorit, Leonard Bombaj. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2010, kur Stresi me katër bashkëpunëtorë, mes tyre edhe një e mitur, e cila ishte strumbullari i historisë, i kërkonin lekë Bombajt, në shkëmbim të heshtjes.
Kjo ndodhi pasi që e mitura u përjashtua nga një qendër artistike që drejtohet prej regjisorit të njohur, e më pas u kishte rrëfyer miqve të saj, se Bombaj e kishte përdhunuar. Stresi, me miqtë e tij, nisën presionet dhe shantazhet, duke i kërkuar 20 mijë euro që të mos bëhej publik skandali i tij me vajzën. Madje e kishin kërcënuar edhe me jetë Bombajn, i cili bëri kallëzim në polici.
 
 
Share