• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 05.10.2012

Dragash
– Të shtunën, më datën 06.10.2012, në nënstacionin elektrik “Dragashi”, prej orës 11:00 deri në orën 14:00, do të shkyçet dalja në drejtim të fshatit Rapçë. Këtë e ka bërë të ditur KEK-u, përmes zyrtares Syrmie Kika. Sipas kësaj të fundit, gjatë kohës, sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapçë, Rrenc, si dhe Llapushniku. Kika ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje treorëshe të energjisë, është vazhdimi i punimeve, sipas projektit për përforcimin e rrjetit në këtë drejtim.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, sot u takua me një delegacion të pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi. Thaçi iu kumtoi vetë vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, deri në 40 përqind. Kryeministri Thaçi tha se rritja prej rreth 40 për qind, për pensionistët kontributdhënës dhe 33.3 përqind për pensionet bazë dhe pensionet e aftësisë së kufizuar, nuk do të jenë rritjet e fundit, brenda këtij mandati të tij. Kryeministri tha se shumë shpejt do të procedohen amendamentet për ndryshimin e ligjit ekzistues për pensionet.
Uashington – Kosova ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Ganës. Marrëveshja është nënshkruar sot në Uashington nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Akan Ismaili dhe Ambasadori i Republikës së Ganës në SHBA, Daniel Ohene Agyekum.
Në dokument shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe asaj të Ganës, për të promovuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy shteteve, zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit dhe mbështetja e kauzës së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Republika e Ganës e ka njohur vendin tonë, më 23 Janar 2012.
Prishtinë - Më shumë se 600 femra intelektuale nga vendi, rajoni dhe bota, po marrin pjesë në samitin e parë ndërkombëtar “Partneriteti për paqe-Fuqizimi i Gruas”, i cili po mbahet në Prishtinë. Samiti u çel dje, me tingujt e njërës prej këngëve të Nexhmie Pagarushës. “Të kërkojmë më shumë barazi”, ishte apeli që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu bëri të gjitha grave të pranishme.
Në pamundësi për të qenë në këtë samit të grave lidere, sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, iu drejtua pjesëmarrëseve me një video konferencë, duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Ndërkohë, e ftuara e nderit, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeliene Albright, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme grave të Kosovës, duke theksuar se zgjedhja e Atifete Jahjagës për presidente, është një shembull që duhet festuar. Samiti është organizuar nga presidentja Jahjaga dhe përfundon sot.
Prishtinë - Qytetarët e Kosovës sivjet do të kenë mundësi ta marrin falas vaksinën kundër gripit sezonal. Kështu ka njoftuar sot drejtori i Departamentit të Informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se kjo ministri ka porositur 95 mijë vaksina kundër gripit sezonal, prej të cilave, 90 mijë janë vaksina për të rritur, ndërsa 5 mijë për fëmijë. “Në bazë të indikacioneve, rreth ecurisë së gjertanishme të vaksinimit, është konstatuar se qytetarët kanë qenë dhe janë të interesuar të vaksinohen, prandaj e kemi dyfishuar numrin”, tha Hoti, duke apeluar tek grupet më të ndjeshme, siç janë moshat e shtyra dhe të të sëmurëve kronikë, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të vaksinohen falas.
Beograd - Qeveria e Serbisë e ka krijuar Grupin punues për zbatim të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit, në pikat kufitare me Kosovën, në krye të të cilit do të jetë shefi i ekipit për dialog teknik, Dejan Paviçeviq.
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë serbe, Velko Odaloviq, i ka thënë gazetës serbe “Veçernje Novosti”, se në atë grup, i cili shumë shpejt do të duhej të takohej me përfaqësues të Prishtinës dhe administratën e Brukselit, do të jenë ekspert nga ministria e policisë, mbrojtjes, bujqësisë dhe administratës doganore. “Që të gjithë do të tentojnë të merren vesh me shqiptarët e Kosovës dhe BE-në, që marrëveshja e nënshkruar të zbatohet në teren dhe njëkohësisht edhe të respektohen ligjet e Serbisë”, ka thënë Odaloviq.
Tiranë - Aktivistët e “Aleancës Kuqezi” bllokuan ministrin Panariti, në sallën VIP të aeroportit të Tiranës, duke e detyruar policinë që të ndërhynte, në mbrojtje të ministrit. Sipas aktivistëve, duke pasur parasysh takimin e fundit të Panaritit me ministrin e jashtëm grek në Athinë dhe atë që u bisedua në këtë takim, ai duhet të shpallet një person i padëshiruar në Shqipëri dhe t’i pengohet hyrja në vend. ”Dorëzimi i territoreve është një tradhti kombëtare”, thanë aktivistët, duke iu referuar marrëveshjes së debatueshme për çështjen e ujrave dhe deklaratave të bëra nga ministri, për shqyrtimin e kësaj çështje nga komisione ekspertësh.
Duke iu referuar edhe incidentit të vendosjes së flamurit kombëtar, me shqiponjën kokëposhtë, “Kuqezitë” vlerësoi se Panariti ishte ai që lejoi këtë poshtërim të flamurit kombëtar.
Gjakovë - Që nga e mërkura, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe ligjërisht është martuar me Astrit Kuçin nga Suhareka. Ceremonia modeste është zhvilluar në fshatin Cermjan të Gjakovës, por që presidentja e ka ruajtur mbiemrin e saj të vajzërisë. Lajmin e ka konfirmuar të enjten për “Epokën e re”, Xhafer Halili, zyrtar për gjendjen civile në fshatin Cermjan të komunës së Gjakovës.
Atifete Jahjaga ka lindur më 20 prill të vitit 1975, në fshatin Rashkoc të Gjakovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në Prishtinë, ku i përfundon edhe studimet në Fakultetin Juridik të UP-së, në vitin 2000. Aktualisht vazhdon studimet e magjistraturës, në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Përveç gjuhës shqipe, Jahjaga zotëron edhe gjuhën angleze dhe atë serbe.
Volos - Gjendet i varur në shtëpinë e tij, në Volos të Greqisë, ish-deputeti dhe ish zëvendësministri i Brendshëm, Leonidas Tzanis. Sipas mediave lokale të Volosit, policia e gjeti Tzanis të varur në bodrumin e shtëpisë së tij.
Emri i Leonidas Tzanis, ishte në listën e 36 politikanëve, të përfshirë në hetimin për përfitim të paligjshëm të parave, pastrimin e tyre dhe transfertet jashtë vendit. Ai ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Greqisë, në kohën e kryeministrit Simitis.
  
SPEKTËR
 

• Rrjeti social “Facebook” mbrëmë ka shënuar arritjen e shifrës prej një miliardë anëtarësh, duke e zgjeruar kështu misionin e për ta krijuar një botë më sociale, përderisa investitorët janë duke shikuar mundësitë, se si tërë këtë popullaritet të këtij rrjeti, ta shndërrojnë në para.
Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, duke u treguar modest për këtë arritje, tha se “më shumë se një e shtata e popullsisë së planetit, janë banorë virtual të këtij rrjeti”.
 
 
Share