• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 08.10.2012

Tiranë
- Një ish i burgosur politik, i ka vënë sot flakën vetes, në shenj proteste, duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut, pas 16 ditë greve urie. Mësohet se fjala është për grevistin, Gjergj Ndreca, ndërkohë që ish të burgosurit e tjerë kanë ndërhyrë me urgjencë, për ta ndihmuar bashkëgrevistin e tyre që t’i shpëtoj flakëve. Për shkak të plagëve që ka marrë nga flakët, Ndreca është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Ish të burgosurit politikë ndodhen prej 16 ditësh në grevë urie, duke u kërcënuar se nuk do të dalin të gjallë, pa marrë garanci që kërkesat e tyre për dëmshpërblimin, do të plotësohen.
Tiranë - Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe, pas aktit flijues të ish-të përndjekurit politik, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, por edhe opozitës. Braçe tha se qeveria nuk ka ndjeshmëri për vuajtjet e kësaj shtrese, ndërsa opozita mjaftohet vetëm me retorikë dhe nuk e lufton këtë pushtet. “Kjo që po ndodh, është krim! Një qeveri e ndyrë që kapardiset në pushtet, vjedh e vret por nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj një grushti njerëzish të vuajtur pafundësisht që ndodhen në grevë urie.
Të lumtë, Sali Berisha! Të lumtë, kur ke një klasë politike që bën thjeshtë retorikë dhe nuk të lufton ty me çdo sakrificë, deri në rrëzimin pa kthim. Poshtë Sali Berisha dhe gjithë raca e tij e hajdutëve dhe vrasësve të shqiptarëve”, ka reaguar Braçe në profilin e tij në “Facebook”.
Beograd - Drejtori i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se platforma për bisedimet me Prishtinën po përgatitet, por detajet e saj nuk do të bëhen publike, përderisa pala tjetër të mos deklarojë, nëse do që të negociojë. “Kur pala tjetër të deklarohet dhe kur bashkësia ndërkombëtare të dalë me diçka konkrete, ne do të dalim me platformën tonë”, u ka thënë Vulin gazetarëve, në Beograd. Vulin ka shtuar se Serbia, për herë të parë pas 12 vjetësh, merr rol aktiv në bisedimet me Prishtinën dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Prishtinë - Idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh, midis Kosovës dhe Serbisë, sa vijnë e shtohen, në prag të dialogut të paralajmëruar në nivele të larta politike. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për një kohë më të gjatë ka lansuar idenë, që Kosova dhe Serbia të ridefinojnë kufirin. Ideja e tij aludon në kufirin mes dyja vendeve që ka ekzistuar deri në vitin 1956. Sipas kësaj ideje, Kosova do të merrte brenda kufijve të saj komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, kurse Serbisë do t’i ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut.
Kjo ide e Hazirit erdhi, pasi kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka përsëritur këto ditë idenë për ndarjen e Kosovës, për të cilën thotë se do të ishte zgjidhja më e mirë.
Prishtinë - Derisa presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, po mbante fjalim, me rastin e vënies së gurëthemelit të Xhamisë, në qendër të Prishtinës, ajo është fishkëlluar nga një grup personash, të cilët e kanë quajtur të paren e vendit, të padëshiruar në atë ceremoni.
Sipas protestuesve, presidentja është kundër islamit, sepse kohë më parë e ka sharë kuranin. Policia ka intervenuar menjëherë, ndërkohë që presidentja ka vazhduar fjalimin e saj. Këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë për “Indeksonline”, se ende nuk e di se nga kush është fishkëlluar presidentja Jahjaga.
Prishtinë - Me një ceremoni solemne, sot është hapur viti i ri akademik në UBT, për studimet e nivelit bachelore. Në ceremoni morën pjesë, Zëvendëspresidenti i UBT-së, Prof. Dr. Mo Vaziri, dekanët e njësive akademike, profesorë, studentët e rinj, si dhe familjarët  e tyre.
Zëvendëspresidenti i UBT-së, Vaziri, duke iu dëshiruar mirëseardhje studenteve
të rinj në botën akademike universitare, ka shprehur bindjen se ata, që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë, për të nxënë dije të reja, rrugë kjo në të cilën UBT do t’i ndihmoj me të gjitha kapacitetet e veta.
Durrës - Parandalohet një akt terrorist, në Durrës, kur një person është kapur në flagrancë me dy kallëpe eksplozivi, në afërsi të një benzinaleje, pak çaste para se ato të aktivizoheshin.
Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin, Agron Shpataj, në hyrje të qytetit. Policia e Durrësit thotë se Shpataj kishte për synim shpërthimin e eksplozivit. Nga hetimet paraprake, dyshohet se 37-vjeçari kishte një konflikt familjar me pronarin e benzinales, për të cilin do të merrte hak.
 
 SPORT

Shkup
- Boksieri, Nuri Seferi, ka nokautuar kundërshtarin e tij serb, Nenad Stankoviq, në duelin e zhvillua në Shkup. Shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, mbrëmë vonë u ngjit në ring, për t’u përballur me Stankoviqin, në meçin për titullin e kampionit të Evropës, në versionin WBO.
Ndonëse kundërshtari nuk ishte i dobët, shqiptarit nuk iu deshën shumë minuta, që ta përfundonte luftën, në të mirë të tij. Ai në sekondën e 15-të nokautoi serbin, Stankoviq, duke e fituar këtë meç me rëndësi të madhe, për të vazhduar karrierën e mëtutjeshme.
 
KULTURË

Oslo - Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, pritet të ndahet mbrëmjen e 11 tetorit. Sipas parashikimeve, vendi i parë përflitet t’i takojë shkrimtarit kinez, Mo Yan, apo atij japonez, Haruki Murakami, ndërkaq Ismail Kadare duket të jetë në vendin e katërt. Akademia Suedeze e shpall më vonë datën, por duke iu referuar traditës, gazetat kanë shkruar se ceremonia do të zhvillohet ditën e enjte, më 11 tetor.
Për të satën herë, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është kandidat për këtë çmim, por ende nuk e ka gëzuar. Vitin e kaluar, fituesi i çmimit më të madh në letërsi, ka qenë suedezi, Tomas Transtromer.
 
SPEKTËR

Nju Jork - Këngëtarja, Linda Halimi, pas videoklpit të realizuar, videoklip ky i cili për shkak të skenave erotike ndalohej të shikohej për personat nën moshën 18 vjeçare, ka realizuar edhe një set të nxehtë fotografik. Ajo i ka publikuar disa foto në Facebook, ku në njërën prej tyre shihet gjysmë e zhveshur. Ndryshe, fotot e saj nuk po pëlqehen vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Një koment që bien në sy, është edhe një koment i një vajze, e cila i shkruante Lindës, se “e trenonte” me pamjen e saj.
 
 
Share