• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 10.10.2012

Dragash
 - Të enjten, më datën 11.10.2012, në nënstacionin elektrik “Dragashi”, prej orës 11:00 deri në orën 14:00, do të shkyçet dalja e largpërçuesit në drejtim të fshatit Rapçë. Këtë e ka bërë të ditur KEK-u, përmes zyrtares, Syrmie Kika. Sipas kësaj të fundit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapçë, Rrenc, si dhe Llapushniku. Kika ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje treorëshe të energjisë, është vazhdimi i punimeve, sipas projektit për përforcimin e rrjetit në këtë drejtim.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës u zotua se do t’i përmbushë të gjitha obligimet afatshkurta, por edhe ato afatgjata, të parapara me studimin e fizibilitetit që lansoi sot Komisioni Evropian. Kryeministri, Hashim Thaçi, tha se studimi i fizibilitetit i hap dritën e gjelbër Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në të ardhmen. Sipas tij, Brukseli është pajtuar që Kosova të jetë partnere e barabartë me të gjitha vendet tjera që aspirojnë integrimet, duke i hequr të gjitha pengesat që kanë mundur të ekzistojnë.
Lansimi i studimit të fizibilitetit, sipas Thaçit, për Kosovën ka domethënien e fillimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, edhe pse kjo rrugë nuk është e shkurtër.
Tiranë - Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria mori sot statusin e vendit kandidat në BE, por me disa kushte. Komisionari për Zgjerim, Shtefan Fyle, tha se KE parashikon një status të kushtëzuar për Shqipërinë, sepse pret që të realizohen disa reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike, si dhe të përmbyllë reformën parlamentare, duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pas dy refuzimeve radhazi ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit u arrit provimi ndaj Brukselit, megjithëse jo me notën maksimale.
Prizren – Pasditen e djeshme, dy grabitës të maskuar kanë depërtuar tinëzisht në kuzhinën e një shtëpie, ku kanë sulmuar plakë, duke e mbërthyer për fyti. Nga gishtat e saj ia heqin katër unaza të arta dhe nga veshët i heqin vathët. Të gjitha këto stoli janë vlerësuar rreth 400 euro.
Pas lajmërimit të rastit në polici, hetues policorë kanë arritur që sot t’i gjejnë tri unazat e vjedhura, por jo edhe vathet. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të mitur, nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, si të dyshuar për këtë grabitje me dhumë. Hetuesit policorë kanë siguruar informacione edhe për dhjetë raste të tjera të ngjashme, të cilat po verifikohen.
Prishtinë - Zyra për informim e EULEX-it ka njoftuar se, Lirim Jakupi, është liruar nga akauzat për tentim të kryerjes së një vepre terroriste, në afërsi të kufirit me Serbinë. “Trupi gjykues, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit, e ka liruar Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat. I pandehuri është duke e vuajtur dënimin me burg, në Dubravë, për një rast tjetër”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Informim e EULEX-it.
Prishtinë - Konfirmohet aktakuza ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, ish- sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, dhe tetë ish-zyrtarëve tjerë nga kjo ministri.
Bukoshi, Tolaj dhe të tjerët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës, dhjetë të pandehurit, në bashkëveprim janë siguruar që kompania farmaceutike “Jona Med”, pronë e familjes Deshishku, të mos marrë asnjë tender nga Ministria e Shëndetësisë.
Beograd - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere dela Sera” ka thënë se Serbia më mirë është të heqë dorë nga Evropa, se sa nga Kosova. Ai ka shtuar se problemet e tij me politikanët e Kosovës, nuk ekzistojnë në aspektin e takimeve të mundshme. Nikoliq përsëriti se kryeministri, Hashim Thaçi, është nën hetim për tregti organesh dhe, deri në mbylljen e tyre, një takim me të nuk do të ndodhë.
 
SPEKTËR
 
 
Gjilan - Pas një mori rrëfimesh, në emisionin e Arian Çanit, “Zonë e Lirë”, për lidhjet me vajzat dhe jetën e tij luksoze, Valentino Corleone, i njohur për publikon si Vali Corleone, ka dalë me një deklaratë tjetër në Facebook, duke pohuar se është në shqyrtim të mundësisë për të konkurruar për kryetar të Gjilanit. I pari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i pyetur nga e përditshmja “Lajm”, se a e ndjen konkurrencën e Corleones, në garën e radhës për kryetar komune, shprehu habi se si gazetarët i japin shumë publicitet këtij njeriu. “Ai është një qytetar i Republikës së Kosovës, për të cilin kam respekt. Por, nuk kam respekt për ju mediat që merreni shumë me të”, ka thënë Mustafa.
 
 
Share