• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 12.10.2012

Prizren
- Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë, e cila i ka tronditur qytetarët e Prizrenit. Pas një shkëmbimi zjarri, në mes të dy grupeve, Qazim Braha 36 vjeçar, ka mbetur i vrarë në vend, me një plumb në ballë, ndërsa është plagosur lehtë, Elami Gavazaj, 40 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke në mes të grupeve involvuese, ku 26 vjeçari, Gj. Xhoxhaj, nga Petrova e Prizrenit, ka qëlluar me pistoletë, duke i marrë jetën Brahajt dhe plagosur Elami Gavazajn. Pas këtij krimi, dorasi ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta ndalojë në Komoran. Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policorë 5 persona.
Kjo është vrasja e pestë me armë zjarri në rajonin e Prizrenit, brenda një muaji, bën të ditur drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Kryeprokurori i Qarkut, Sylë Hoxha, ka thënë se vrasjet kaq të shpeshta me armë zjarri, po ndodhin si pasojë e politikave të buta ndëshkuese dhe mosfunksionimit, siç do të duhej, i institucioneve sociale.
Deçan - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një ceremoni të veçantë, është nderuar nga Komuna e Deçanit me titullin "Qytetar Nderi". Gjatë vizitës në Deçan, kryeministri Berisha ka nderuar kujtimin e luftëtarëve, në memorialin kushtuar UÇK-së, në Glloxhan. Ai ka vizituar edhe familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatoreve të heronjve, Luan Haradinaj dhe Sali Çeku. Në fjalën e tij, mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Isa Boletinit, në Isniq, Berisha e vlerësoi moment të rëndësishëm inaugurimin e kësaj shtatoreje, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Prishtinë - Pas një debati të gjatë, projektligji për skemat pensionale, të financuara nga shteti, u miratua në lexim të parë, me 45 vota për, 38 kundër dhe 2 abstenime. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, teksa prezantoi Projektligjin për skemat pensionale, tha se është i vetëdijshëm që nuk plotësohen të gjitha kërkesat që kërkohen nga pensionistët. Megjithatë, ai kërkoi miratimin e tij, ndërsa shprehu gatishmërinë e Qeverisë, për të bërë çdo gjë që është e mundur për plotësimin e kërkesave të pensionistëve.
Prishtinë - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, pritet t’i mbledhë liderët kryesorë të vendit, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të re për zhbllokimin e reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore. Përveç vazhdimit të reformave, marrëveshja parasheh edhe fatin e presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Një burim i afërt nga Presidenca i ka thënë gazetës “Epoka e Re”, se takimi në mes të liderëve kryesorë të Kosovës dhe diplomates amerikane, pritet të ndodhë këtë të shtunë. Po ashtu, mësohet se këtë marrëveshje do ta nënshkruajë edhe presidentja Jahjaga, e cila do të zotohet se nuk do të bëhet pengesë dhe se, posa të aprovohen ndryshimet kushtetuese, do të jep dorëheqje.
Prishtinë – Komisari i Bashkimit evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha sot në Prishtinë se rruga e Kosovës drejt BE-së nuk varet nga Unioni Evropian, por nga puna dhe reformat që do t’i ndërmarrin pushtetarët e Kosovës. Pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaçi, Fyle tha se, nëse institucionet e Kosovës punojnë seriozisht, në pjesën e parë të vitit 2013 mund të fillojnë negociatat e Kosovës dhe BE-së për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se, para vazhdimit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët në Bruksel. Ai ka porositur se nuk mund të lejoj që doganierët në veri të jenë nga EULEX-i. “Nëse diç nënshkruan dhe nuk i zbaton, kjo është joserioze”, tha Rexhepi për mediat serbe, duke rikujtuar se në negociatat teknike, ende nuk janë prekur temat thelbësore, siç janë telekomunikacioni dhe energjetika. 

                                                              SPORT

Tiranë - Kombëtarja e Shqipërisë, sot ndeshet me Islandën, duke iu kthyer kështu kualifikimeve për kampionatin botëror, Brazili 2014.
Pas një fitoreje ndaj Qipros (3:1) dhe një humbje nga Zvicra (2:0), kuqezinjtë, brenda katër ditësh, do të sfidohen dy herë. Takimin e dytë e luajnë të martën, po ashtu si nikoqir, kundër Sllovenisë. Për takimin, i cili fillon në orën 19:00, tekniku i kombëtares, Gianni De Biasi, në mesin e lojtarëve të përzgjedhur, ka rikthyer Debatik Currin.
SPEKTËR 

Londër
- Rita Ora do të nisë turneun e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë muaj, bashkë me Iggy Azalea dhe Havana Broën. Në një intervistë për mediat britanike ka treguar se çfarë mundohet të sjellë në skenë, gjatë performancës së saj. “Kur ngjitem në skenë, unë nuk tentoj të imitoj askënd. Unë nuk fusë efekte nga artistët e tjerë, siç është për shembull liria e “Coldplay” në skenë. Kënaqem me bendin tim dhe, po ashtu, argëtohemi edhe në prapaskenë. Këtu s’ka rregulla. Nuk ka ndonjë rutinë vallëzimi. Jam vetëm unë dhe bendi im që kënaqemi bashkë”, ka thënë Rita.
Nju Jork - Femrat kanë krijuar një varësi aq të madhe, nga realiteti i tyre virtual, sa që 57% e tyre kanë pranuar se do të hiqnin dorë edhe nga dëfrimi në shtrat, për të qëndruar në Facebook. Sondazhi i realizuar nga revista “Cosmopolitan”, ka nxjerrë në pah se femrat po kalojnë shumë kohë, duke biseduar, e që kjo ndikon për të keq në lidhjet e tyre me partnerin.
Nga ana tjetër, 2/3 e femrave e përdorin teknologjinë, për të dërguar tek partnerët foto intime, ku 1/5 këtyre fotove, janë krejtësisht lakuriq.
 
 
Share