• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 15.10.2012

Dragash
– Në prag të fundjavës që lamë pas, dega e Kryqit të Kuq të Kosovës, në Dragash, ka shënuar Ditën ndërkombëtare për Reduktimin e Fatkeqësive. Me këtë rast, vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e broshurave, me të cilat synuan vetëdijesimin e popullatës për rrezikun nga zjarret, nga tërmetet, bora dhe rrezikun nga vërshimet. “Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i një kulture globale, për reduktimin e fatkeqësive natyrore, duke përfshirë këtu edhe parandalimin e fatkeqësive, zbutjen e tyre dhe përgatitjen për raste të tilla”, tha sot sekretari i degës së KKK-së në Dragash, Muamer Rexhepi.
Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Fatkeqësive, është një ngjarje e rëndësishme, sepse nxjerr në pah sukseset dhe nevojat për të vazhduar punën drejt arritjes që komuniteti të jetë më i sigurt dhe më i qëndrueshëm.
Bujanoc – Kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve në Serbi, Galip Beqiri, deklaroi sot se shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci, shkojnë nëpër Evropë, të shtyrë nga arsyet ekonomike. “Shqiptarët nuk po shkojnë për arsye politike. Megjithatë, ne i kemi ftuar shqiptarët që mos ta braktisin Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën. Është e kotë të ftosh njerëzit që të mos shkojnë, kur nuk mundesh t’i zgjidhësh problemet e tyre”, tha Beqiri.
Zveçan – Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë, për Kosovën, Aleksandër Vulin, tha se kërcënimet e Prishtinës për arrestimin e tij, po qe se hyn në Kosovë, Janë tentim që kthejnë vëmendjen nga problemet e vërteta në Kosovë. Vulin, për televizionin “Most” nga Zveçani, tha se serbet në Kosovë nuk janë të sigurt. “E kanë të vështirë që të flenë në shtëpitë e tyre. Problemi në Kosovë është për faktin se mijëra persona janë vrarë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Shumë qytetarë janë të papunë, jetojnë në mjerim dhe hije të dhunës“, tha Vulin, duke paralajmëruar ndihma nga Beogradi për banorët serbë në Kosovë.
Bruksel – Ministrat e punëve të brendshme, të gjashtë vendeve të BE-së, kanë kërkuar që në seancën e Këshillit të ministrave të BE-së, e cila do të mbahet më 25 tetor, të shqyrtohen masat urgjente për ndaljen e rritjes së “azilkërkuesve” nga Ballkani Perëndimor, por nuk është kërkuar edhe futja e sërishme e vizave për shtetasit e këtyre vendeve. Këtë sot në Bruksel e ka precizuar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Milele Cerone. “Për shfrytëzim të rregullt të regjimit të vizave janë përgjegjës qeveritë dhe qytetarët e atyre vendeve”, tha Cerone, duke nënvizuar se azilkërkuesit janë kryesisht romët.
Beograd – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot në Beograd se vendosja e serishme e regjimit të vizave për Serbinë, do të kishte pasoja të rënda për këtë shtet, por edhe për BE-në. Ai ka propozuar që Serbia të paguaj harxhimet për 10 mijë azilantët që nga Serbia kanë gjetur strehim në Evropë. “Fjala është për afro 10 mijë azilantë, në tërë Evropën. Ne do t’i paguajmë shpenzimet për ta, pasi ky do të ishte dënimi më i vogël për Serbinë, se sa rivendosja e vizave”, ka thënë Daçiq, duke potencuar se azilantët që shkojë në Evropë, janë romë dhe shqiptarë.
Podgoricë - Koalicioni aktual qeveritar, në Mal të Zi, ka siguruar shumicën e votave, në zgjedhjet parlamentare në këtë shtet fqinj. Me këtë rezultat, Malin e Zi pritet ta drejtojë edhe për katër vjet e njëjta strukturë, ndonëse ajo po qeverisë tash e dy dekada dhe është ballafaquar me mjaftë probleme ekonomike, si dhe akuza për përfshirje në afera kriminale dhe korruptive. Në procesin e tretë zgjedhor, që kur Mali i Zi shpalli pavarësi të plotë, në vitin 2006, koalicioni i Milo Gjukanoviqit ka fituar 45.6% të votave.
Nga ana tjetër, shqiptarët në këtë shtet kanë fituar vetëm dy ulëse në Kuvendin e Malit të Zi. Kjo, sepse shqiptarët, edhe kësaj radhe janë futur në zgjedhje të përçarë në disa parti. Vetëm dy nga to, FORCA dhe Koalicioni Shqiptar, fituan nga një mandat.
 
SPORT 

Tiranë
- Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është duke projektuar një premi të majme për lojtarët e kombëtares, po që se sfidojnë Slloveninë, në ndeshjen që zhvillohet nesër mbrëma, në stadiumin “Qemal Stafa”, në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës “Brazili 2014”.
Mediat në Shqipëri raportojnë, se FSHF-ja do të ndajë nga pesë mijë euro për secilin lojtar, po që se fitojnë ndaj sllovenëve. FSHF-ja, para ndeshjes me Islandën, takim ky i humbur (1-2), kishte premtuar nga gjashtë mijë euro për çdo lojtar, në rast fitoreje kundër Islandës dhe Sllovenisë.
Beograd - Huliganët serbë kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë për në Shkup, më qëllim të rrahjes me shqiptarët. Ata kanë thënë se do të kenë edhe përkrahjen e tifozëve maqedonas.
Siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, huliganët që kanë paralajmëruar dhunë, i takojnë dy grupeve më të mëdha të tifozëve në Serbi, “Delije” dhe “Grobari”. Huliganët serbë në thirrjet e tyre të paralajmëruara kanë thënë se 300 tifozë do të udhëtojnë në Shkup, për t’i rrahur shqiptarët.
 
 
Share