• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 18.10.2012

Bellobrad
- Në kuadër të manifestimeve që po organizohen nëpër trevat shqiptare, për ta shënuar 100 vjetorin e pavarësimit të shtetit shqiptar, një manifestim i tillë do të organizohet edhe në fshatin Brrut, nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Sezai Surroi” në Bellobrad.
Këshilli organizativ i këtij manifestimi, me moton "100 vjet Pavarësi", nesër, në objektin e shkollës së vjetër të fshatit Brrut, do të bëj zbulimin e Pllakës përkujtimore, me mbishkrimin “Shkolla e parë shqipe në Opojë". Manifestimi fillon në orën 11:00, me zbulimin e Pllakës përkujtimore, për të vazhduar më pas me një program të begatë artistik, siç dinë ta bëjnë gjithmonë nxënësit e kësaj vatre arsimore, e që e kanë dëshmuar edhe nëpër festivalet garuese, ku shpesh kanë marrë vendin e parë.
Prishtinë - Deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan sot Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Për këtë rezolutë votuan 68 deputetë, nga 75 sa ishin të pranishëm. Kundër u shprehën vetëm tre deputetë, ndërkaq katër deputetë abstenuan.
Debati për këtë dokument u përshkua nga polemika të ashpra ndërmjet deputetëve, në veçanti të atyre të Vetëvendosjes. Ndonëse edhe deputetët e LDK-së shfaqën rezerva ndaj nevojës për miratimin e një rezolute të tillë, në fund edhe ky subjekt e votoi.
Prishtinë – Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, tha se ky mision evropian nuk kishte kërkuar nga që emisioni “Drejtësia në Kosovë” të mos transmetohej në RTK, ashtu siç ishte paralajmëruar. “EULEX-i priste që programi të transmetohej dhe, natyrisht që kishte interesim për të parë përmbajtjen e tij. Për aq sa di unë, programi nuk ishte tërhequr me kërkesën e EULEX-it”, ka thënë sot Sparks për gazetën “Jeta në Kosovë”.
Radio-Televizioni i Kosovës (RTK) nuk e transmetoi të dielën emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ndërkohë që të hënën, menaxhmenti i RTK-së pati thënë se mostransmetimi i këtij emisioni ka ndodhur, për shkak se ai mund të ndikonte në dy procese gjyqësore.
Bruksel - Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga formulimi për respektimin e integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Serbisë. Këtë garanci e kanë dhënë tre ministra të jashtëm të shteteve të BE-së; Miroslav Lajçak i Sllovakisë, Karel Shvarceberger i Çekisë dhe, Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut. Siç raportojnë mediat serbe, Lajçak ka thënë se Brukseli nuk po i kërkon Serbisë që ta njohë Kosovë, por që ta respektojë tërësinë territoriale të saj, si dhe të mos mendojë në ndarjen e Kosovës. Edhe Shvarcenberger ka thënë se nuk do të ndryshohet teksti dhe se këtë Serbia duhet ta kuptojë. “Nuk është e lehtë. E di unë këtë. Në luftëra humbet territori. Kështu ka qenë gjithmonë në histori”, ka thënë Shvarcenberger. Ndërkaq, Asselborn ka thënë se Serbia në një fazë më të vonshme, duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse është në interes të saj që të afrohet me BE-në.
Zagreb – Policia kufitare e Kroacisë, ka kapur mbrëmë tetë shtetas të Kosovës, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia, me një barkë. Sipas njoftimit të MPB-së kroate, ata u kthyen në Serbi, prej nga kishin hyrë në territorin e Kroacisë. Policia në Vukovar bëri të ditur se mbrëmjen e së mërkurës, pranë vendkalimit kufitar Tovarnik, kishte kapur edhe katër shtetas të tjerë të Kosovës, të cilët po ashtu kishin hyrë nga Serbia. Edhe këta i janë dorëzuar Policisë serbe, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.
Beograd - Vendosja e formulimit “integriteti territorial i Kosovës” në strategjinë për zgjerim të  Komisionit Evropian, sipas ish presidentit serb, Boris Tadiq, është rezultat i deklaratave të zyrtarëve të Serbisë, për ndarje të Kosovës. Duke folur për këtë strategji, Tadiq ka thënë se, derisa ka qenë në pushtet, BE-ja ka paraqitur qëndrimin mbi marrëdhëniet fqinjësore, por jo mbi integritetin territorial. “Nuk ka pasur asnjë formulim rreth respektimit të integritetit territorial të Kosovës, çka çon kah pranimi i shtetësisë së saj. Në secilin rast, është dashur që kjo të zgjidhej me mjete tjera politike. Mendoj se është dashur të paraqiten qëndrime të tjera politike dhe jo qëndrime për ndarjen e Kosovës. Kjo është plotësisht e sigurt se është reagim ndaj deklaratave të pamatura të zyrtarëve tanë”, ka thënë Tadiq.
 
SPEKTËR

Nju Jork - Miqësia mes personave VIP, nuk është e rrallë. Ka shumë nga ta që e ruajnë një shoqëri prej kohës dhe kemi nga ata që dikur ishin miq e sot nuk e njohin njëri tjetrin. Por ky nuk është rasti i Angela Martinit dhe Afërdita Dreshajt. Ato kanë qenë shoqe edhe para se të ishin kaq të famshme, pasi që të dyat kanë jetuar në Amerikë prej kohësh.
Pak ditë më parë, në rrjetet sociale ato kanë postuar edhe një foto, ku shiheshin ato bashkë në shtrat dhe, pothuajse të zhveshura. Sot, vajzat kanë shkëmbyer edhe disa fjalë të ngrohta dashurie. Ka qenë e fejuara e Shpat Kasapit, Afërdita, e cila i shkroi Angelës: “Mund të flas në telefon me ty, përgjithmonë... Mund të fle me ty, përgjithmonë… Ne jemi të lindura për të qenë kështu… Natyrale”. Nga ana tjetër, Angela ia kthen, duke i thënë se “janë si burrë e grua”.
 
 
Share