• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosovë, Shqipëri... Një Abetare?
e Hënë, 26 Tetor 2009 20:38


 

 

 

 

Drejtues të Ministrive të Arsimit, të Kosovës dhe Shqipërisë, të premten, u morën vesh që të formojnë grupet punuese, në nivel ekspertësh dhe zyrtarësh të lartë institucionalë, për të hartuar një marrëveshje të re, e cila, si çështje të parë do të ketë unifikimin e Abetares shqipe, e cila do të jetë e njëjtë për nxënësit e të dy shteteve.

Zyra për media e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë (MASHT), bëri të ditur se kjo marrëveshje do të përfshijë të gjitha çështjet me interes, që e bëjnë të realizueshme dhe që do të jetë në funksion të integrimeve arsimore rajonale dhe atyre evropiane. “Çështje e parë që duhet bërë është unifikimi i Abetares, e cila do të ishte e njëjtë për nxënësit e të dy vendeve. Ndërsa, për hartimin dhe botimin e saj do të hyjnë në konkurrencë autorë dhe shtëpi botuese të dy vendeve. Të dy ministritë do të angazhohen që edhe tekstet shkollore për diasporë të jenë të njëjta”, bëhet e ditur në njoftim. Ministri i Arsimit... i Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin me delegacionin nga Shqipëria, të kryesuar nga zëvendësministri i Arsimit... i Shqipërisë, Halit Shamata, tha se MASHT-i është përkushtuar në radhë të parë për gjithëpërfshirje në arsim dhe pastaj në cilësi. “Ne tashmë kemi arritur një fazë të zhvillimit të reformave, ndërsa në politikat arsimore synojmë që hapat e ndërmarrë në vitin 2010, të kenë efektin e dëshiruar në vitin 2020”, theksoi Hoxhaj, duke shtuar se, sa i përket Abetares dhe teksteve shkollore, është dakord për unifikim, për të cilën theksoi se duhet të punohet që të jetë e gatshme, që në vitin e ardhshëm shkollor. “Tekstet për disa lëndë mësimore do të përkthehen nga autorë të vendeve evropiane, për faktin se të tillat mungojnë ose nuk janë të nivelit. Do të angazhohemi për cilësinë e teksteve, konform standardeve”, tha Hoxhaj. Ministri i Arsimit të Kosovës si çështje tjetër përmendi edhe shkurtimin e pushimit veror dhe autonominë financiare të shkollave, e cila, siç tha, është treguar e suksesshme në disa komuna të Kosovës. Delegacioni nga Shqipëria thuhet se u interesua të marrë informacione nga përvoja e Kosovës në procesin e akreditimit të institucioneve arsimore. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, u angazhua që të dy vendet (grupet punuese) të hartojnë një protokoll apo kalendar, në të cilin do të saktësohen, afatizohen datat zhvillimore të aktiviteteve në të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se në kuadër të marrëveshjes, si pjesë e integrimeve arsimore të përfshihet edhe çështja e studentëve të rajonit të Tropojës e të Kukësit, për të studiuar në Universitetin e Prizrenit. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Shqipërisë, Halit Shamata, shprehu gatishmërinë që Shqipëria dhe Kosova të këmbejnë përvojat në arsimin profesional. Ai njoftoi edhe për “Ligjin e Exelencës” të miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, sipas të cilit, studentë të dalluar nga Kosova dhe Shqipëria, mund të konkurrojnë për studime post-diplomike në 10 universitetet më të mira të botës dhe që do të shfrytëzonin bursa në vlerë, mbi 8 mijë euro. Ndryshe, u njoftua se së shpejti pritet që zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Agim Hyseni, me një grup ekspertësh dhe zyrtarësh të lartë të MASHT-it, t’i bëjë një vizitë Shqipërisë, ku do të diskutohet për detaje që kanë të bëjnë me marrëveshjen e re ndërmjet këtyre ministrive.
Share