• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 22.10.2012

Dragash
- Dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të premten, më 26 tetor. Kështu ka vendosur Bashkësia Islame e Kosovës, e cila e ka njoftuar edhe publikun, përmes një komunikate për shtyp. Këtë e ka konfirmuar për radion tonë edhe Bashkësia Islame në Dragash, e cila ka sqaruar se kjo datë është caktuar, për shkak të Ditës së Arafatit, e cila është të enjten. “Megjithëse, në Takvimin e këtij viti, ka qenë e paraparë që dita e Kurban - Bajramit të jetë më 25 tetor, caktimi i Ditës së Arafatit nga autoritet e Arabisë Suadite, ka bërë që Kryesia e BIK-ut të marrë vendim që dita e parë e Bajramit të jetë më 26 tetor, kjo edhe për faktin se prerja e Kurbanit nuk mund të bëhet, derisa haxhilerët të jenë në Arafat”, thuhet në njoftimin zyrtar të BIK-ut.
Dragash – Sot është varrosur Bujar Muriçi, 33 vjeçar, i cili ka humbur jetën dje, rreth orës 11:00, në një vetëaksident. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura për policinë. “I ndjeri është vetëaksidentuar në afërsi të hidrocentralit ‘Pikanto’, teksa po kthehej nga fshati Baçkë për në Dragash. Sipas hetimeve paraprake, ai kishte humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe bie në një greminë, rreth 50 metra thellësi. Hetues rajonalë të aksidenteve të trafikut kanë kryer procedurat hetimore, ndërsa prokurori ka sugjeruar që trupi i pa jetë t’iu dorëzohet familjarëve për varrim”, ka thënë Berisha.
Rahovec - Pesë persona janë arrestuar, për shkak se janë përfshirë në një rrahje. Konflikti kishte shpërthyer në mes të dy familjeve, të cilët ishin zënë rreth vendosjes së gypave të kanalizimit, ku zënka ka rezultuar me rrahje masive. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për të cilët është përkujdesur emergjenca e Spitalit të Prizrenit, në njërin rast edhe spitali i Gjakovës. Policia e Rahovecit ka kryer procedurat e duhura hetimore dhe ka arrestuar gjashtë të dyshuar, pesë prej të cilëve janë ndaluar nën masën e arrestit policor, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Policia ka konfiskuar edhe një pushkë automatike dhe një sëpatë.
Prishtinë - Përmes një njoftimi për shtyp, policia ka njoftuar se situata është duke u menaxhuar me sukses nga Policia e Kosovës dhe se në protestën e Vetëvendosjes, numri i protestuesve  të shoqëruar në polici ka arritur në 33 persona. Protesta ka nisur rreth orës 08:00, kur një grup protestuesish, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë tubuar para selisë së tyre, për të vazhduar në drejtim të ndërtesës së Qeverisë. Me të arritur tek ndërtesa e qeverisë, ata në në mënyrë të dhunshme kanë tentuar të hyjnë në objektet shtetërore dhe më pas kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë dhe objekteve përreth. Gjatë kësaj proteste, lëndime kanë pësuar 18 zyrtarë policorë.
Prishtinë - Është suspenduar nga puna ushtruesi i detyrës së menaxherit të prokurimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Liridon Gashi, për shkak të hetimeve që do të zhvillohen ndaj tij, në lidhje me lëndën e tenderit “Furnizim me rroba elegante për Inspektoratin Policor të Kosovës”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit të hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, Jetullah Aliu. Sipas tij, vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ndërsa suspendimi do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve dhe marrjen e vendimit nga Komisioni disiplinor.
 
 
Share