• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Neonazistët kërcënojnë nxënësen shqiptare!
e Mërkurë, 31 Tetor 2012 19:55

Athinë, 31 tetor 2012
- Një nxënëse shqiptare, në Greqi, është detyruar të dorëzojë flamurin që duhej ta mbante në paradë, pasi shokët e shkollës dhe mësuesit atje, e kërcënuan se do të thërrisnin neo-nazistët nga “Agimi i Artë”, nëse ajo do t’iu printeneonazistet_grek nxënësve, në parakalimin e përvitshëm të 28 tetorit. Në fotot, të cilat i ka publikuar agjencia NOA, shihet pamja nga parada, ku dallohet vajza greke, e cila mbajti flamurin dhe, në rreth, vajza shqiptare që ishte përzgjedhur për ta mbajtur flamurin, pasi ajo dallohej në mësime.
Ngjarja është dënuar nga mediat greke, të cilat kanë mbajtur qëndrim të ashpër, duke kritikuar faktin dhe mënyrën raciste dhe abuzive, me të cilën është trajtuar suksesi i adoleshentes shqiptare, e cila ishte më e mira në një shkollë, pranë qytetit Larisa. “Në paradën kombëtare greke të 28 tetorit, flamurin grek nuk mund dhe nuk duhet ta ngrejë një shqiptare. Prandaj, ti nuk duhet ta mbash atë flamur”, citohet t’i kenë thënë vajzës shqiptare, pjesëmarrësit dhe organizatorët e paradës. Ata e kanë paralajmëruar vajzën që, nëse nuk e dorëzonte flamurin, do të ishte në rrezik për jetën, nga veprimet e dhunshme ekstremiste, që “Agimi i Artë” ka manifestuar disa herë në Greqi, sidomos me racizmin ndaj emigrantëve.
Pas kësaj, vajza u dorëzua. Flamurin grek e ngriti dhe marshoi në paradë, një vajzë greke, edhe pse ajo ishte renditur e dyta për nga mësimet, pas shqiptares. Megjithatë, vajza shqiptare tha se nuk ka frikë. Por, ajo ka respektuar shkollën dhe drejtuesit e saj.
Kostas Panos, drejtori i shkollës EPAP, në Farsala, afër qytetit Larisa, reagoi për këtë ngjarje, duke e kundërshtuar veprimin nazist. “Unë u deklarova, që në fillim, se duhet të zbatohej ligji. Dhe, ligji është i qartë. Flamurin e ngre, i pari apo e para në shkollë”, ka thënë Panos. Megjithatë, ai e pranoi se, pas kërcënimeve, u detyrua që t’ia jepte vajzës greke të drejtën për të mbajtur flamurin në paradë.
Burimet tona kanë mësuar në Athinë, se një rast i ngjashëm kishte ndodhur para pak vitesh, kur një nxënës shqiptar në Greqi, ishte caktuar për ta mbajtur flamurin në paradë, pasi ishte më i dalluari në shkollën e tij dhe, njëjtë si këtë vit ishte parandaluar nga nazistët. Djaloshi ishte dorëzuar, sikurse kjo vajzë dhe, si rezultat ai përfitoi nga lajmi që bëri bujë. Djaloshi u ftua për studime në SHBA dhe përgjithmonë braktisi Greqinë.
 
 
Share