• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 01.11.2012

Prishtinë
- Kryeministri Thaçi, sot i ka njoftuar deputetet e Kuvendit të Kosovës, lidhur me takimin që ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Ai tha se ky proces ka nisur, me mbështetje të fuqishme të SHBA-ve dhe BE-së dhe se bisedimet e nivelit politik kanë nisur, pas konsultave me spektrin politik kosovar dhe ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Kreu i Qeverisë deklaroi se dialogu i nisur, e ka bazën në Kushtetutën e Kosovës dhe është plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe Rezolutën e asamblesë së OKB-së.
Prishtinë - Në takimin që zhvilloi kryeministri Thaçi me homologun e tij serb, është diskutuar për zhbërjen e strukturave paralele të sigurisë në Kosovë, që financohen nga Beogradi, zbardhja e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, mospengimi nga ana e Serbisë, që Kosova të  anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare, ruajtja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, përmbyllja e procesit të decentralizimit, me të cilin parashihet edhe themelimi i Komunës në veri të Mitrovicës, marrëveshja për telekomunikacionin, si edhe mundësinë për hapjen e zyrave ndërlidhëse në të dyja shtetet. Këtë e tha vet kryeministri Thaçi, në njoftimin që dha sot para deputetëve të Kuvendit.
Beograd - Vazhdimi i reformave të integrimeve evropiane, janë prioritete të Serbisë, e cila është e vendosur që në këtë mandat të arrij deri tek zgjidhja përfundimtare për Kosovën. Kështu deklaroi sot kryeministri serb, Ivica Daçiq,në një konferencë për gazetarë, pas bisedimeve që zhvilloi me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit evropian për zgjerim, Shtefan Sanino. Daçiq tha se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, me gjasë, do të vazhdojnë më 7 nëntor, sipas një marrëveshje paraprake, me dëshirë se çdo gjë që është akorduar të ketë ndikim në vendimet e BE’së”, tha Daçiq.”Është me rëndësi që bisedat të vazhdojnë jo vetëm për energji dhe telefona, por edhe për zgjidhjen përfundimtare”, shtoi ai.
Mitrovicë – Në veri të Mitrovicës, në rrugën “Ivo LLola Ribar” mbrëmë iu është vënë flaka dy veturave civile, njoftoi zëvendës-shefi i policisë regjionale, Ergin Mediq. Sipas tij, nuk ka pasur të lënduar, por që veturave u është shkaktuar dëm i madh. “Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes së incidentit, ku janë gjetur disa mjete dhe gjurmë, që lënë indikacione se zjarri është vendosur qëllimisht”, tha Mediq, duke potencuar se ky rast po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Prishtinë - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës, si dhe institucionet tjera akademike, më 2 dhe 3 nëntor organizon Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione. Në këtë konferencë, e cila do të mbahet në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pritet të marrin pjesë rreth 160 akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës.
 
 
Share