• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rigjykim për vrasjen e nënës së Elsa Lilës!
e Premte, 02 Nëntor 2012 16:40

Tiranë, 02 nëntor 2012
- Gjykata Kushtetuese e ka kthyer për rigjykim lëndën, kundër Albenc Agos, të akuzuarit për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares, Elsa Lila, në maj të vitit 1997. Sipas Kushtetueses, gjatë gjykimit në shkallët me të ulëta të Gjyqësorit, Agos i është shkelur e drejta, për një proces të rregullt ligjor.vishaj_albenc Në zbatim të vendimit, të shpallur dje nga Kushtetuesja, Ago do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit, në Tiranë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Apelit, që e dënoi Agon me 20 vjet burg, si dhe vendimi i Gjykatës së Lartë që e nuk pranoi këtë vendim, ishin antikushtetues. “Gjykata vlerëson, se procesi i zhvilluar në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ka cenuar të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor dhe, si i tillë, ky vendim duhet të shfuqizohet”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Në të njëjtën formë, Gjykata shprehet, edhe për vendimin e Gjykatës së Lartë.
Pas rihapjes së hetimeve, në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon për kryerje të kësaj vepre. Më 1 dhjetor të vitit 2005, Gjykata e Tiranës e shpalli atë fajtor në mungesë dhe e dënoi me 20 vjet burg. Tre vjet më vonë, Ago u ekstradua në Shqipëri, nga Italia. Në maj të vitit 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat.
Ndonëse u bë rishqyrtimi i pjesshëm i dosjes, më 17 Dhjetor 2008, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin, sipas të cilit Ago dënohej me 20 vjet burg. Ago bëri ankesë ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Lartë. Por, Kolegji Penal vendosi të mos e pranoj animimin e tij. Pas këtij vendimi, Ago iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për shfuqizimin e vendimeve gjyqësore, të tri shkallëve të gjykimit, duke pretenduar se ato janë rezultate të një procesi jo të rregullt gjyqësor. Më 23 maj të vitit 1997, Eva Vishaj, e ëma e këngëtares, Elsa Lila, u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë, në aksin rrugor, Tiranë - Elbasan.
 
 
Share