• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 06.11.2012

Dragash
- Të mërkurën, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, komuna e Dragashit do të shkyçet nga rrjeti elektrik. Siç ka paralajmëruar koordinatorja e KEK-ut për marrëdhënie me media, Symrie Kika, mungesa e energjisë elektrike gjatë tre orëve, bëhet për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen në një transformator të Prizrenit.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në takimin e nesërm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do të zhvillohet në Bruksel, do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, por nuk do të flitet për statusin e Kosovës. Në konferencën për gazetarë, pas takimit me kryeministrin kroat në Zagreb, Zoran Milanoviq, Thaçi ka theksuar problemet që duhet t’i zgjidhë Beogradi, në mënyrë që dialogu të ketë sukses.
Beograd - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nesër në Bruksel nuk do të flitet për njohjen e Kosovës. Daçiq ka shtuar se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. “Absolutisht, është e pamundur që Serbia ta njohë pavarësinë që ka shpallur Kosova në këtë mënyrë. Thaçi mund të deklarojë, çka të dëshirojë. Ne nuk kemi asgjë kundër, që të flasim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila nënkupton marrëveshje dhe kompromis me Serbinë”, ka thënë Daçiq, duke paralajmëruar se takimi i nesërm nuk është kurrfarë takimi spektakolar, por është pjesë e asaj për të cilën jemi pajtuar, që të vazhdojmë të flasim hapur për çështjet e hapura”, u shpreh Daçiq.
Prishtinë - "Strategjia dhe plani i veprimit në bashkësi” është vlerësuar se do ta rrisë besueshmërinë e qytetarëve ndaj policisë së Kosovës. Por, për realizimin e kësaj strategjie, është kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë policinë në këtë drejtim.
Shefqet Beqaj, drejtor i Departamentit të Operativës në Policinë e Kosovës, tha se kjo strategji është një plan që ka filluar së zbatuari dhe ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të sigurisë së komuniteteve. Ndërkaq, shefi i Sektorit për Zhvillim të Strategjisë në Bashkësi, Departamenti për Siguri dhe Rend Publik në OSBE, Dimitri Pankratov, tha se strategjia e policimit në bashkësi do të ndikojë në përmirësimin e besimit të qytetarëve ndaj policisë.
Drenas - Një aksident, me pasoja fatale, ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Drenas, kur treni ka goditur një automjet udhëtarësh, me ç’rast ka mbetur i vdekur një person. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi se një person ka gjetur vdekjen, pasi vetura e tij është goditur nga treni. “Informatën e kemi marrë rreth orës 11:40. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti, duke shtuar se tani për tani nuk mund të japë më shumë detaje, pasi janë duke u zhvilluar hetimet.
Mitrovicë - Me bllokadën njëorëshe të rrugës, në Rudarë afër Zveçanit, një grup serbësh kanë kërkuar sot që Slavolub Joviq, i cili është prangosur më 31 tetor, të mbrohet në liri. Vëllai i Joviqit, Nebojsha, në deklaratën gazetarë tha se askush në veri të Kosovës nuk dëshiron që në cilëndo mënyrë të ndikojë në drejtësi dhe procesin që po rrjedh, por qytetarët kërkojnë që Joviq të lirohet, për tu mbrojtur në liri dhe që t’i mundësohet gjykim i drejtë. Slavolub Joviq, dyshohet për tentim të vrasjes së ushtarëve të KFOR-it, më një korrik, në fshatin Rudarë dhe në Kralevë.
Uashington - Qytetarët në SHBA po votojnë sot, që nga mëngjesi, për ta zgjedhur presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë. Vendimi i tyre do t’i japë një mandat të dytë presidentit aktual, Barak Obama, ose do të sjellë në krye të Shtëpisë së Bardhë rivalin e tij republikan, Mit Romni.
Që prej vitit 1845, amerikanët votojnë ditën e martë për të zgjedhur presidentin e tyre, një traditë kjo vazhdon të respektohet tashmë 160 vjet, e që i ka rrënjët në jetën e dikurshme bujqësore.
 
 
Share