• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 12.11.2012

Dragash
- Rreth tetëdhjetë nxënës të komunitetit boshnjak, nga klasat 10, 12 dhe 13, të cilët mësimin e ndjekin në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, prej dy ditësh nuk e kanë vijuar mësimin, për shkak të mungesës së transportit. Minibusi i tyre ka qenë me defekt, por që ai është riparuar dhe, nga dita e martë, gjithçka do të jetë në rregull.
Drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, i ka thënë radios sonë se mësimi do të vazhdojë nga dita e nesërme, pasi që minibusi me të cilin transportohen nxënësit nga treva e Gorës është rregulluar, e që të martën do t’i bartë nxënësit, sipas orarit që kanë.
Malishevë - Duke u bazuar në të drejtën për shërbime më cilësore publike, të motivuar edhe nga neglizhenca e Komunës së Malishevës, për të investuar në fshatin Damanek, një grup banorësh të këtij lokaliteti dorëzuan sot një peticion, në të cilin kërkohet nga kryetari i Komunës, kryesuesi i Kuvendit komunal dhe drejtoritë përkatëse, që të bëjnë riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së fshatit Damanek. “Kërkojmë që Komuna e Malishevës të riparojë pjesërisht kanalizimin e fshatit, pasi që ai është bllokuar dhe ujërat e zeza po vërshojnë në lumin e fshatit, duke rrezikuar ndotjen e puseve”, thuhet mes tjerash në peticion, një kopje e të cilit ka mbërritur edhe në redaksinë tonë.
Prishtinë - Rreth orës 16:00 është thirrur mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilën do të diskutohen çështjet që ndërlidhen me interesin e vendit. Kjo është bërë e ditur, gjatë kohës kur në objektet e PDK-së,  shiheshin duke hyrë anëtarët e kryesisë së partisë më të madhe në vend. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se gjithçka do të mësohet, pasi të  përfundojë mbledhja, kur edhe pritet lëshimi i një komunikate për media.
Tiranë - Shefi diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, nga ku ka marrë vlerësime nga ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti, për hapat që ka bërë Kosova gjatë muajve të fundit. “Kjo vizitë merr një kuptim të veçantë, pasi ndodh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Panariti. Ministri Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë në dhënien e ekspertizës, në lidhje me proceset integruese të Kosovës, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.
Prishtinë – Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka informuar sot kryetaren e shtetit, Atifete Jahjaga, lidhur me takimin e fundit që zhvilloi me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, më 8 nëntor në Bruksel. “Kryetarja Jahjaga i ka dhënë mbështetje të plot dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke theksuar se kjo do të shpie drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e integrimeve evropiane”, thuhet në komunikatën për shtyp të kabinetit të kryetares së Kosovës.
Prishtinë - Kryeministri Thaçi ka thënë se, në takimin që zhvilloi me homologun e tij serb, është diskutuar për çështjen e personave të pagjetur. Kryeministri tha se është i përcaktuar që fati i të pagjeturve të sqarohet sa më parë. Sipas Thaçit, në takimin me homologun serb, Daçiq, ka kërkuar tërheqjen e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat veprojnë në pjesën veriore të vendit tonë. Dy kryeministrat, sipas njoftimit që dha sot zyra e kryetares Jahjaga, janë pajtuar për hapat e mëtejmë për zbatimin e marrëveshjeve dhe menaxhimin e integruar të kufirit.
Mitrovicë - Para një ndërtese, e cila gjendet në periferi të Mitrovicës, në rrugën që shpie për në fshatin multietnik, Suhodoll, është hedhur mbrëmë një mjet shpërthyeses, por të plagosur nuk ka pasur. Në ndërtesën, në të cilën jetojnë serbët e zhvendosur nga viset tjera të Kosovës, mendohet se është hedhur një bombë e dorës, nga e cila vetëm janë thyer xhamat e dritareve dhe janë dëmtuar disa automjete të parkuara. Policia ka kryer hetimet por nuk ka dhënë detaje, nëse ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë rast.
Berlin - Numri i qytetarëve nga shtetet e Ballkanit, të cilët po kërkojnë azil në Gjermani, është rritur gjatë muajit tetor, në krahasim me muajin gusht. Shtetasit e Serbisë, të cilët në Gjermani kanë kërkuar azil politik gjatë tetorit, gati është dyfishuar në raport me shtatorin.
Sipas ministrisë federale të punëve të brendshme në Berlin, gjatë muajit të kaluar, 2.673 shtetas të Serbisë kanë kërkuar azil në Gjermani. Në shtator ishin 1.395, në gusht 496. Dukshëm është rritur numri edhe i shtetasve të Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, që në Gjermani kërkojnë azil. Në tetor, 1.350 shtetas nga Maqedonia kanë kërkuar azil, ndërsa në shtator dhe gusht ishin 1.040, përkatësisht 620. Nga Bonja e Hercegovina kanë kërkuar azil 630 të rinj, ndërsa në dy muajt e kaluar ishin 214, përkatësisht 109. Numri i shtetasve të Kosovës që po kërkon azil në këtë shtet është rritur, nga 137 në gusht, në 344 persona në tetor.
Beograd - Ministri për Tregti të jashtme dhe telekomunikacion i Serbisë, Rasim Laiq, tha sot se ndërtimi i autostradës, Nish – Prishtinë, është një rrugëtim i gjatë dhe, pa ndihmë financiare, nuk është reale të pritet realizimi i këtij projekti. Sipas tij, vështirë është të pritet në këtë moment, që ky propozim të realizohet, pa ndihmën e BE-së, duke pasur parasysh çmimin e projekteve të tilla. “Momentalisht, as ne e as institucionet kalimtare në Kosovë, nuk kanë mjete për ndërtimin e kësaj autostrade”, tha Laiq, duke shtuar se Serbia, aktualisht ka punë më të rëndësishme se kjo.
Prishtinë – EULEX-i do të ketë rol ekzekutiv në kalimet kufitare me Serbinë, në Bërnjak dhe Jarinjë, përkundër Marrëveshjes për menaxhimin e integruar, që nënkupton se rolin udhëheqës ta kenë institucionet e Kosovës, shkruan gazeta Koha Ditore, sipas së cilës, dy vendkalimet në veri të Kosovës do të marrin status special.
Zyrtarë të lartë ndërkombëtar, citohen ti kenë thënë kësaj gazete se, në këtë mënyrë, më lehtë do të hiqet pengesa e vetme që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vendosur si kusht për realizimin e marrëveshjes për IBM.
 
 
Share