• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 14.11.2012

Prizren
- Hetues policor të Prizrenit, pas një pune hetimore të zhvilluar në rajonin e Prevallës, për arsye të disa vjedhjeve të rënda që ishin kryer në disa shtëpi, kanë identifikuar dhe arrestuar tre shtetas të Shqipërisë, për të cilët dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve.
Policia thotë se posedon dëshmi materiale, gjësende të vjedhura, të cilat janë gjetur tek këta të dyshuar, disa prej të cilave i kishin shitur tek personat tjerë. Policia ka sekuestruar një automjet me targa të Shqipërisë, me të cilin dyshohet të jenë kryer vjedhjet.
Prishtinë - Natalie Velija Veliq, shtetase gjermane, dyshohet se nuk i ka marrë 1.4 milionë eurot të gjitha për vete, por i ka derdhur edhe në katër llogari bankare, si ryshfet për zyrtarë të shtetit. Për këtë, ajo ka qenë e gatshme të dëshmonte të hënën në Prokurori, për të zbardhur korrupsionin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas mbrojtësit të saj, prokurorët e rastit nuk kanë dashur ta dëgjonin. Të martën, ajo nuk ka pranuar të fliste fare gjatë një tentative për ta intervistuar, me arsyetimin se nuk ishte në gjendje të fliste.
Gazeta Koha Ditore, duke u thirrur në burime brenda procesit, shkruan se pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p.” ka transferuar mbi një milion euro tek katër kosovarë, si ryshfet të tenderit prej 14 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave.
Prishtinë - Nesër, në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të paraqitet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, bashkë me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, do të jetë i pari që do ta plotësojë aplikacionin për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.
Kryeministri Thaçi, gjatë luftës në Kosovë ishte drejtor i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kurse Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Me aplikimin për statusin e veteranit të luftës, kryeministri nis zyrtarisht filtrimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat thuhej se janë fryrë së tepërmi.
Frankfurt - E përditshmja gjermane “Frankfurter Rundschau” e ka shpallur bankrotimin, e që është një grusht i ri për industrinë mediatike gjermane. Gjyqtari nga Frankfurti, Roland Glukner, thotë se kjo shtëpi informative, në të cilën janë të punësuar rreth 500 persona, dje ka aplikuar për mbrojtjen nga bankrotimi. “Frankfurter Rundschau” është njëra ndër 10 gazetat më të mëdha gjermane, me rreth 120 mijë ekzemplarë në ditë dhe njëkohësisht është njëra nga gazetat e para, e cila mori lejen e botimit nga autoritetet amerikane, pas Luftës së Dytë Botërore.
Tiranë - Kënga “Refuzoj”, e këngëtarit Alban Skenderaj, e cila ka fituar edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, është vërejtur të ketë shumë ngjashmëri me këngën e këngëtarit grek, Petros Mpousoulopoulos, “I Agapi Mou Ena Braku”.
Kënga e këtij këngëtari grek është publikuar më 5 prill të vitit 2011, ndërsa ajo e Alban Skenderajt, është publikuar rreth një muaji më parë. Po qe se do të vërtetohet se kjo këngë është e kopjuar, festivalit në fjalë do t’i binte një hije e zezë, për faktin se vet Alban Skenderaj njihet si njëri prej kritikëve më të mëdhenj të kësaj dukurie.
 
 
Share