• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 20.11.2012

Prizren
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dërguar një shkresë ligjore Kryetarit të Komunës dhe Kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e ndërtesave kolektive, në lagjen Dardania.
Shkresa ka ardhur, pas reagimit nga ana e shoqatës “EC Ma Ndryshe”, në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesës drejtuar MAPL-së për të ndërmarrë veprime ndaj zyrtarëve të komunës së Prizrenit. Ministri i MAPL-së, Sllobodan Petroviq, në letrën e tij dërguar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesit të Kuvendit komunal, Niazi Kryeziu, ndër të tjerash kërkon të informohet për hapat e ndërmarrë, në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mitrovicë - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot, rreth orës 10:45, në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Incidentin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë viktimë apo të plagosur nga ky shkëmbim zjarri mes shqiptarëve dhe serbëve. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se situata është tensionuar, kur zyrtarët e administratës së UNMIK-ut kanë kërkuar që të ndërpriten punimet në shtëpitë që janë duke u ndërtuar nga banorët shqiptarë në këtë lagje, e që këto ndërtime po kundërshtohen edhe nga banorët serbë të kësaj lagjeje.
Prishtinë - Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka reaguar për gjendjen në veri të vendit, si dhe ndaj ushtrimeve të mbajtura nga strukturat paralele serbe.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i, duhet të garantojnë sigurinë në vend. “Nuk duhet të reagohet, vetëm kur ka protesta në Prishtinë”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, duke iu referuar ushtrimeve të zhvilluara nga strukturat paralele në veri të vendit.
Gjakovë - Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, Hashim Thaçi e Sali Berisha, kanë shfrytëzuar inaugurimin e projektit “autostrada digjitale”, për të promovuar edhe njëherë përafrimin midis dy vendeve tona. Pas lidhjeve ajrore e tokësore, kjo “autostradë digjitale”, lidh dyja vendet me një rrjet interneti, si një projekt i Postës Shqiptare.
Përurimi, është bërë në Qafë të Morinës, në pikën kufitare midis dyja shteteve nga ana e dy kryeministrave pak ditë para se Shqipëria të shënojë 100 vjetorin e shtetësisë, datë kjo që ka filluar tashmë të festohet edhe në Kosovë.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar, më 27 nëntor do të përurohet edhe pjesa që kalon nëpër Kosovë e autostradës “Rruga e Kombit”, e cila lidhë Kosovën dhe Shqipërinë. “Vendet tona po lidhen me një infrastrukturë moderne rrugore, përpos lidhjes shpirtërore që gjithmonë e kishim”, tha kryeministri Thaçi, teksa paralajmëroi datën e përurimit të pjesës së autorrugës, nga fshati Duhël e deri në udhëkryqin me rrugën Prishtinë – Pejë.
Prishtinë - Gjykata Supreme e ka pranuar ankesën e Prokurorisë, për lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve, në rastin Kleçka, duke e kthyer rastin në rigjykim. Supremja i konsideron si të pranueshme deklarata dhe ditarin e dëshmitarit kryesor, Agim Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X”. Zogaj u gjet i vdekur më 27 shtator 2011, në Duisburg në Gjermanisë. Më 2 maj të këtij viti, një kolegj i gjyqtarëve nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e shpalli Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij, si të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Por, prokurori i çështjes, Salustro, paralajmëroi ankesë në të gjitha pikat e aktgjykimit, si dhe në aktvendimin për papranueshmërinë e provave.
Prishtinë - Këngëtarja, Adelina Ismaili, bëri të ditur se shumë shpejtë pritet ceremonia e martesës së saj. Kjo divë shqiptare, ka bërë të ditur se ajo dhe i dashuri i saj, tashmë e kanë diskutuar mundësinë dhe përgatitjet e dasmës.
Adelina Ismaili, për disa vjet është e lidhur me menaxherin e saj, Valin, dhe nuk e ka kursyer veten të tregojë se është e dashuruar, kokë e këmbë me të, dhe se i dashuri i saj ia ka ndryshuar jetën për mirë. Njëkohësisht, së shpejti Adelina do të nxjerrë në treg edhe albumin e saj më të ri.
 
 
Share