• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
ROSU në Mitrovicë – Gjendja nën tension!
e Enjte, 22 Nëntor 2012 13:29

Mitrovicë, 22 nëntor 2012
- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), ka hyrë në lagjen “Kroi i Vitakut”, në Mitrovicë, ku serbët po e kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive shqiptare. Njësia speciale është duke patrulluar në këtë lagje, përderisa turma njerëzish, shihen të tubuar edhe tek serbët edhe tek shqiptarët. Siç raportojnë mediat nacionale, duke u thirrur në burime të ndryshme, situata në terren është e qetë, por ka rrezik të tensionimit, nga momenti në moment!policia_rosu_kosova
Më herët, disa media raportuan se njësia speciale e Policisë ishte bllokuar nga KFORI, por ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka mohuar këto informata, duke i përgënjeshtruar ato. Madje, ai tha se njësia speciale ka marrë urdhër, vetëm për gjendje gatishmëria, por që mund edhe të veprojë, po qe se kërkon situata. “Njësitet speciale, nuk janë nisur, por janë në gjendje gatishmërie. Nëse rrezikohet jeta e qytetarëve, njësia speciale vepron, edhe pa koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in. E përsëris, siç kam thënë edhe më herët, se njësitë speciale operative mund të intervenojnë, në mënyrë të pakoordinuar, vetëm kur të rrezikohet jeta e qytetarëve. Në ato raste, nuk presim koordinim”, tha Rexhepi, duke përkujtuar se një koordinim i përgjithshëm me institucionet ndërkombëtare ekziston. “Ne jemi të koordinuar me KFOR-in dhe EULEX-in. Ata e kanë marrë përsipër të kujdesën për sigurinë, në mënyrë që procesi i rindërtimit të shtëpive të vazhdojë. Një grup i madh i serbëve është tubuar dhe se dyshohet që aty ka edhe pjesëtarë nga mbrojtja civile që mund të jenë edhe të armatosur. Rindërtimi nuk do të ndalet. Përderisa KFOR-i dhe EULEX –i kujdesën për sigurinë dhe ka vlerësim se nuk duhet intervenuar, mbesim të koordinuar”, ka thënë ministri, Bajram Rexhepi.
Edhe zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i ka përgënjeshtruar informacionet KFOR-i ka penguar sot njësitë speciale të policisë, për të shkuar te Kroi i Vitakut. Në një deklaratë për Radiotelevizionin publik të Kosovës, Hoti tha se pohimet e tilla nuk qëndrojnë. Sipas tij, forcat speciale të policisë e kanë ngritur shkallën e gatishmërisë, në rast se situata në lagjen Kroi i Vitakut del nga kontrolli. Hoti shtoi se Policia e Kosovës dhe KFOR-i, janë duke i koordinuar veprimet.
 
 
Share