• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Lajme - BLIC |
e Martë, 27 Tetor 2009 12:39 |
Dragash - Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), dje organizoi në Dragash një konferencë për media dhe qytetarë, në të cilën u bë prezantimi i draft-planifikimit me pjesëmarrje të qytetarëve, në të cilin draft janë evidentuar prioritetet dhe nevojat që kanë banorët e komunës së Dragashit, për periudhën kohore, deri në vitin 2011. Në këtë konferencë u dha mundësia që të plotësohet dhe të ndryshohet ky draft-planifikim, në bazë të së cilit do të dihet gjendja aktuale për secilin vendbanim të komunës së Dragashit, si dhe prioritetet që kanë ato. (R.SH) Dragash - Kryesia e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të nartën i bëri një vizitë shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, për tu njohur me gjendjen, në të cilën ndodhet ky institucion më i lartë arsimor në këtë komunë. Kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Burim Piraj, tha se është njoftuar me gjendjen e kësaj vatre arsimore, nga drejtori i saj, Fikri Misini. Ai tha se programi zhvillimor i AAK-së për Dragashin, parasheh përkushtim të jashtëzakonshëm për arsimin, e në veçanti për këtë institucion, i cili aktualisht mbetet më i larti në komunë, por që, sipas tij, nuk e gëzon vëmendjen e duhur nga pushteti. (R.SH) Dragash - Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), pret shumë nga zgjedhjet e nëntorit, në garën e saj, krahas subjekteve politike shqiptare dhe atyre boshnjako-gorane. Në forma të ndryshme, ky subjekt politik është përfshirë në fushatë intensive në Dragash, përkundër një rivaliteti të theksuar midis vetë partive nga Gora, shpesh edhe me akuza të ndërsjella ndërpartiake, sidomos ndërmjet koalicionit “Vakat”, në njërën anë, dhe GIG-ut e SDA-së, në anën tjetër. GIG-u, në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat për kryetar komune, ndërkaq në listën e saj zgjedhore për delegatë në KK të Dragashit, do të garojë me gjashtë kandidatë, prej tyre dy femra. (R.SH) Suharekë - Është zbuluar në Suharekë një vend ku është mbjellë dhe përpunuar marihuana, njoftoi sot policia rajonale në Prizren. Sipas zëdhënësit të kësaj policie, mbrëmë, rreth orës 22:00, hetues të antidrogës, kanë pranuar një informatë, e cila iu ndihmoi që sot të kryejnë dy bastisje, ku kanë gjetur rreth 20 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila ishte kultivuar dhe e përgatitur për shitje. Gjatë operacionit është gjetur edhe një pistoletë me kalibër 8 mm. Edhe në një bastisje tjetër, në një banesë, janë gjetur bishta cigaresh me marihuanë, ndërsa në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur një qese najloni me kanabis. Gjatë intervistës, njëri nga të dyshuarit i ka treguar policisë se ai kishte në shtëpi edhe farëra të kësaj bime. Policia, në konsultim me prokurorin, i ka ndaluar të dyshuarit. (R.SH) Rahovec - Hetues nga policia rajonale në Prizren, kanë arrestuar një qytetar, për të cilin dyshohet se me datën 18 tetor, në një bastore sportive në Rahovec dhe, pasi kishte provuar fatin në bast, kishte nxjerr pistoletën dhe, duke ia drejtuar punëtorit të kësaj bastoreje, kishte grabitur 4 mijë euro. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, bëri të ditur sot se këtë plaçkitës policia e ka arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin, ai është ndaluar për hetime. (R.SH) Suharekë - Miliam Berisha, ish-punëtor i fabrikës “Ballkan” në Suharekë, është larguar nga banesa e tij, të cilën e ka përfituar nga kjo ndërmarrje, që në vitin 1988. Berisha është larguar nga banesa me vendimin e Gjykatës Komunale të Suharekës, ndërsa në të njëjtën kohë kjo gjykatë ia ka njohur të drejtën e pronësisë një qytetari serb, i cili ishte shfrytëzues i saj në kohën e masave të dhunshme të Serbisë. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, i ka shkruar një letër avokatit të Berishës, duke e njoftuar se kontesti duhet të rishqyrtohet deri në marrjen e një vendimi të drejtë. (R.SH) Prishtinë - Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës Qendrore, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të mos e pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Në një debat për BBC-në, njëra nga përfaqësueset e Këshillit Kombëtar Serb, Rada Trajkoviq, tha se serbët e Kosovës duhet të provojnë që të organizojnë jetën e tyre në Kosovë. Ajo shtoi se rasti më i mirë për serbët do të jetë marrja e përgjegjësive në komunat e reja me shumicë serbe, që pritet të krijohen, menjëherë pas zgjedhjeve lokale. Trajkoviq i bëri thirrje Beogradit zyrtar që të mos kërcënojë qytetarët serbë, me sanksionim, nëse marrin pjesë në zgjedhje. (BBC) |