• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 03.12.2012

Dragash
- Këshilltarët opozitarë të Dragashit, të premten e kanë kritikuar raportin e shpenzimeve, për periudhën 9-mujore. Sipas tyre, shpenzimet për karburante, dreka e pije dhe disa pozicione të tjera, janë bërë pa nikoqirllëk, ndërkaq kanë apostrofuar edhe paaftësinë e Komunës për të shtuar shkallën e arkëtimit të mjeteve nga tatimi në pronë dhe të disa kategorive të tjera.
Naim Ramadani, nga LDK, ka thënë se “arkëtimi i tatimit në pronë, është më i ulët se parashikimet, ndërkohë që ka ulje të arkëtimit të mjeteve nga participimi në shëndetësi, ndonëse kishte më shumë pacientë, e që na bën të dyshojmë se ka keqpërdorime në këtë drejtori. Nga ana tjetër, shpenzimet e drekave zyrtare, janë shtuar për 40 përqind”.
Dragash - Banorët e komunës së Dragashit, sot janë gdhirë me një mot relativisht të mirë, por më vonë ka filluar një shi i lehtë, për tu zëvendësuar rreth orës 14:00 me dëborë. Reshjet e borës janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave, rreth shkallës 0.
Gjatë natës, meteorologët parashohin rënie të mëtejme të temperaturës, e cila do të arrij deri në 4 shkallë, nën 0. Dëborë pritet të bie edhe gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që të enjten parashihet përmirësim i motit.
Malishevë - Lëvizja “Vetëvendosje” në Malishevë ka reaguar rreth bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke u shprehur e fyer dhe e indinjuar me fjalorin e përdorur nga kryeministri, Hashim Thaçi, dhe të tjerët. “Në emër të kontributit të qytetarëve të Malishevës, në periudha të caktuara historike por dhe aktuale dhe në emër të vlerave qytetare, ne përcjellim indinjatën dhe shqetësimin e thellë nga fyerjet qe na u bënë nga kryeministri i Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagim, duke kërkuar që kryeministri Thaçi dhe personat tjerë, të përfshirë në këto fyerje, të kërkojnë falje publike për etiketimet që iu kanë bërë qytetarëve të Malishevës.
Shtërpcë - Komuna e Shtërpcës ka përfunduar planin detaj për përmirësimin e sinjalizimit vertikal dhe horizontal të rrugëve kryesore dhe atyre lokale, ndërkohë që ka nisur realizimin konkret të këtij plani, me përkrahjen e programit DEMI të USAID-it, i cili ka ndihmuar me 80 për qind të mjeteve materiale. Sipas autoriteteve komunale, projekti në tërësi ka kushtuar 24.725 euro, me të cilat Komuna synon të arrijë disa qëllime, si rregullimi dhe vendosja e sinjalizimeve në pjesët kryesore të rrugëve të Komunës, vendosjen e sinjalizimeve vertikale, aty ku nuk janë, orientimin më të mirë të qytetarëve me mbishkrimet në hyrje të vendbanimeve dhe lumenjve, përmirësimin e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion dhe kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve, aty ku mendohet se rrezikohen qytetarët.
Prishtinë - Policia ka njoftuar se, për shkak të mos mbajtjes së distancave gjatë qarkullimit, në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë pesë automjete. Për pasojë, janë lënduar nëntë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Një aksident tjetër mes dy automjeteve ka ndodhur në Vushtrri, si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve. Për pasojë, lëndime trupore kanë marrë të dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë.
Bruksel - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, për të diskutuar mundësitë e zbatimit sa më të shpejt të marrëveshjes së arritur më parë, për menaxhimin e integruar të kufirit dhe vendosjes së vendkalimeve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim merr pjesë edhe koordinatori i palës kosovare, Blerim Shala, i cili ditë më parë është emëruar në këtë pozitë nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Takimi pritet të zhvillohet, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.
Beograd - Një ditë para takimit, në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, mediat serbe njoftojnë se Beogradi kërkon që “paratë e mbledhura nga pikat doganore në vendkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë të dërgohen në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Të ardhurat nga doganat në Jarinë dhe në Bërnjak, nuk do të shkojnë në buxhetin e Prishtinës, por në një llogari të veçantë, nga e cila më pas do t’iu dërgohen komunave serbe, në veri të Kosovës, ndërsa doganieret kosovarë atje, do të jenë vetëm vëzhgues”, shkruan e përditshmja beogradase “Novosti”, sipas së cilës, këtë do ta propozojë pala serbe, në prag të takimit mes dy kryeministrave.
Prishtinë - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i, pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor. Grabovci thotë se, megjithatë, do të bashkëpunonte me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje. “Jam i bindur se, në përbërjen e EULEX-it, ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Grabovci.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për përgjime telefonike. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se me përgjimin e telefonave të disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së, është shkelur privatësia e individit. “Ky projektligj është pjesë e kritereve që nevojiten për liberalizimin e vizave për Kosovën. Zhvillimet e fundit e kanë përshpejtuar dërgimin e këtij ligji në Kuvend. Respektimi i ligjit dhe parimeve të demokracisë, nuk bëhet duke cenuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, duke mos dashur t’i komentojë përgjimet, të cilat këto ditë janë bërë kudo temë debati.
Londër - ProCredit Banka e Kosovës, është shpërblyer me çmimin “Banka më e mirë në Kosovë” për vitin 2012. Shpallja u bë nga revista ndërkombëtare për banka dhe financa “The Banker”, pjesë e grupit “Financial Times”. Në emër të ProCredit Bankës, çmimin e pranoi, Rezak Fetai, menaxher i lartë në ProCredit Bank. Për të pestin vit me radhë “The Banker” nderon ProCredit Bankën, si më e mira në Kosovë. Në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin britanik, janë shpërblyer bankat më të mira nga 149 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Tiranë - Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 23 qershor 2013. Kjo datë është dekretuar sot nga presidenti, Bujar Nishani, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. “Ky dekret, hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e firmosur sot në Tiranë, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Lubjanë - Borut Pahor, është president i Sllovenisë, pasi fitoi balotazhin ndaj presidentit aktual, Danilo Tirk. Socialdemokrati Pahor, rikthehet si President i Sllovenisë, pas një fitoreje bindëse prej 67 për qind, kundrejt 33 për qind, sa ka fituar presidenti i deritanishëm, Danilo Tirk. Presidenti i sapozgjedhur do të japë betimin me 22 dhjetor. Ndërkohë, presidenti i ri slloven do të përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe pakënaqësi të mëdha sociale, sidomos pas protestave të dhunshme të javës së kaluar, lidhur më krizën ekonomike në vend.
 
 
Share