• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbët protestojnë kundër zbatimit të IBM-së!
e Martë, 04 Dhjetor 2012 18:28

Mitrovicë, 04 dhjetor 2012
- Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në veriun e Kosovës janë dëgjuar sirenat alarmuese, përmes së cilave janë ftuar qytetarët serbë që të protestojnë në vendkalimin kufitar, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, njoftojnëdogana_kosova zyrtarët e Policisë së Kosovës. Përfaqësuesit e serbëve të veriut, që nga ora 5 e mëngjesit, janë tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe një numër i qytetarëve serb, për të protestuar, siç thonë, kundër zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, e cila ishte arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se protesta nuk është duke u zhvilluar në territorin e Kosovës. “Atje (në Jarinjë) që nga mbrëmë dhe në orët e mëngjesit, kemi pasur informacione se janë duke u tubuar grupe të qytetarëve. Ndërsa, sirenat alarmuese në Mitrovicë, janë aktivizuar gjatë mëngjesit, me qëllim që të ftohen qytetarët, në shenjë përkrahjeje për të kundërshtuar praktikisht zhvillimin e punimeve në atë vend. Mirëpo, e tëra është duke ndodhur në hapësirën e zonës së ndërmjetme, përkatësisht, më tepër në territorin e Serbisë. Në hapësirën tokësore, ose më mirë të themi, në territorin e Republikës së Kosovës, nuk është duke ngjarë asgjë e jashtëzakonshme. Ndërkohë, ne jemi duke i përcjellë zhvillimet”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, thonë se protesta e sotme është paqësore dhe se nuk ka informacione për ndonjë incident të mundshëm. Sllavko Stevanoviq, kryetar i kuvendit komunal paralel të Leposaviqit, ia ka thënë Radios Evropa e lirë se, siç i quan ai, delegatët e komunave, janë tubuar për ta kundërshtuar Menaxhimin e Integruar të Kufirit. “Deputetët e katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviqit,  Zubin Potokut, Zveçanit dhe veriut të Mitrovicës, janë tubuar për ta shprehur pakënaqësinë e tyre dhe se nuk e pranojnë doganën dhe kufirin ndërmjet veriut të Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Gjithçka është e qetë dhe pa probleme”, ka thënë Stevanoviq. Edhe zyrtarët e KFOR-it kanë theksuar se nuk ka pasur probleme gjatë protestës në Jarinjë. Uve Novicki, zëdhënës i KFOR-it, ka thënë se protesta po zhvillohet në anën e Serbisë. “Njerëzit tanë atje, thonë se ka disa serbë që po protestojnë në anën e Serbisë. Por, gjithçka është paqësore dhe e qetë”, tha Novicki.
Ndryshe, mediat serbe kanë njoftuar se trupat amerikane, në kuadër të KFOR-it, rreth orës 9:30 kanë vendosur një pikë kontrolli në aksin rrugor, Leposaviq- Rashkë, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë dhe se qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa ndonjë problem.
 
 
Share