• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtetësi shqiptare, për të gjithë shqiptarët?
e Martë, 04 Dhjetor 2012 19:30

Vlorë, 04 dhjetor 2012
- Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të bëjë gati projektligjin për pajisjen me shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Dhe kjo, pa asnjë kusht.shqiperia_pasaporta Këtë e premtoi kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, të cilën sot e zhvillo në Vlorë, në objektet ku qeverinë e parë shqiptare e drejtoi, Ismail Qemali. "Ky ligj do të parashikojë një standard ndryshe për Kosovën, për shkak të konsolidimit të saj si shtet. Por, edhe për faktin se, pas këtij ligji, nuk fshihet asnjë interes për ndryshim kufijsh", ka thënë Berisha, duke mos i bërë publike hollësitë e këtij projektligji, por që u zotua se puna rreth tij pritet të nis së shpejti.
Kryeministri Berisha tha se ligji nuk ka asnjë interes elektoral, ndaj dhe njoftoi se ai do të hyjë në fuqi, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. “Për këtë kërkoj mirëkuptimin edhe nga opozita dhe e ftoj që ta miratoj këtë ligj në parlament”, tha më tej Berisha, duke specifikuar se ideja e këtij vendimi të qeverisë vjen, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe se i shërben “çlirimit të rajonit nga albanofobia që s’mund të ndodhë ndryshe, veçse prej bashkimit të shqiptareve".
Mbledhja e qeverisë në Vlorë, përkon me datën kur u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë së Ismail Qemalit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Po në këtë datë është themeluar edhe ushtria e shtetit shqiptar.
 
 
Share