• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 05.12.2012

Dragash
- Komuna e Dragashit ka rreth dy muaj që ka mbetur pa inspektor komunal, pasi inspektori i mëparshëm, Astrit Baxhaku, ka kaluar në postin e përgjegjësit të Zyrës së regjistrimit civil. Për pasojë, përkujdesja ndaj ambientit, ndalimi i hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave, çështja e furnizimit me ujë të pijshëm dhe disa detyra të tjera, të cilat precizohen për këtë vend pune, kanë mbetur të pambuluara.
Avni Nebiu, drejtor i Administratës dhe personelit, thotë se ky post duhet të plotësohet sa më parë, ngase mungesa e inspektorit komunal e vështirëson efikasitetin e kryerjes së disa punëve të natyrës emergjente dhe se. Për këtë, ai thotë se ka kërkuar nga shefi i personelit që kjo punë të kryhet sa më parë.
Prizren - Vëllimi i madh i lëndës hetimore për ndërtimet pa leje dhe me tejkalime të banesave kolektive në Prizren, e ka detyruar Prokurorinë e Qarkut të Prizrenit që tu sugjerojë hetuesve policorë për t’i ndarë rastet veç e veç. Në këtë mënyrë synohet që të racionalizohet procesi i hetimeve dhe ai i ngritjes së aktakuzave, ndaj atyre që kanë shpërfillur kriteret urbanistike, kanë shkelur ligjet dhe kanë shpërdorur detyrën zyrtare, shkruan Koha Ditore, duke u thirrur në burime brenda Prokurorisë së Prizrenit.
Prizren - Zgjedhjet përbrenda degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, janë duke u zhvilluar me intensitetin e përcaktuar nga organet drejtuese të Degës, ka bërë të ditur Zëdhënësi i degës së PDK-së në Prizren, Samir Hoxha, i cili është edhe drejtor komunal për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik. Hoxha tha se, që kur kanë filluar zgjedhjet, janë mbajtur 8 Kuvende zgjedhore nëpër nëndegë dhe se zgjedhjet brendapartiake do të përfundojnë, para datës 15 dhjetor. Në këto zgjedhje, sipas Hoxhës, dega e PDK-së do ta shtojë numrin e nëndegëve, nga 45 sa ka pasur deri më tani, në 50 sosh.
Budvë - Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ndodhet në Budvë të malit të Zi, ku organizohet Samiti i presidentëve të rajonit tonë. Ky është Samiti i katërt i presidentëve të shteteve të rajonit, i cili organizohet me temën “Bashkëpunimi drejt zhvillimit-sfida dhe përgjigje”. Podgorica zyrtare ka njoftuar se presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, nuk do të marrë pjesë në samit, në shenjë proteste për lirimin e Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës.
Prishtinë - Mbrëmë, rreth orës 23:00, janë djegur në Prishtinë dy vetura të Qeverisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila nuk ka dhënë detaje, me pretekst se janë duke u zhvilluar hetimet. Nga reagimet e qytetarëve, vërehet një zhgënjim, për faktin e kohës se kurë ka ndodhur ngjarja, rreth mesnatës, si dhe për faktin se në cilën lagje ka ndodhur ajo. Këto dy fakte, qytetarët i kanë komentuar si “dëshmi” se veturat zyrtare janë shndërruar në pronësi të zyrtarëve.
Beograd - Ambasadori i Serbisë në NATO, Branisllav Milinkoviq, ka vdekur sot tragjikisht, njofton Ministria e jashtme e Serbisë, duke mos dhënë detaje për vdekjen e tij.
Mirëpo, mediat serbe raportojnë se ai ka bërë vetëvrasje në aeroportin kryesor ndërkombëtar, në Bruksel, duke kërcyer nga parkingu, para syve të ndihmës-ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujiq, i cili e udhëheq sektorin për politikat e sigurisë.
Selanik - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Selanik, kur një mësuese ka gjetur vdekjen, në prani të nxënësve të saj. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore, në kohën kur mësuesja ishte duke e dekoruar pemën e Krishtlindjeve dhe, në rrethana ende të paqarta, pema e Krishtlindjeve ka rënë mbi mësuesen, duke e lënë atë të vdekur.
Policia ka njoftuar se e ka dërguar menjëherë mësuesen në spital, ku mjekët vetëm kanë konstatuar se mësuesja ishte e vdekur rrugës, para se të arrinte në spital.
 
 
Share