• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dyshime rreth marrëveshjes për kufirin!
e Mërkurë, 05 Dhjetor 2012 17:36

Prishtinë, 05 dhjetor 2012
- Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë folur për detajet e marrëveshjes, por vetëm kanë konfirmuar se ajo do të fillojë së zbatuari më 10 dhjetor, në dy nga pesë vendkalimet kufitare me Serbinë. Ndërkaq, mediat në Serbi citojnë kryeministrin e tyre, Ivica Daçiq, të ketë thënëkosova_mireseardhja se, serbët e veriut do vazhdojnë të kalojnë kufirin me dokumente dhe tabela të vjetra të makinave, të lëshuara nga Serbia dhe se nuk do të paguajnë doganë për mallrat që fusin në Kosovë. Daçiq citohet të jetë kërcënuar që, nëse autoritetet kosovare nuk i përmbahen këtij qëndrimi, Serbia do të suspendojë njëanshëm marrëveshjen e arritur.
Menaxhimi i integruar i kufijve, sipas konceptimit të Komisionit Evropian, nënkupton bashkërendimin dhe bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërmjet të gjitha autoriteteve të përfshira në sigurinë kufitare. Këto segmente mundësojnë lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitalit si dhe vendosjen e një sistemi efikas të menaxhimit të integruar të kufirit, me qëllim që të arrihet synimi i përbashkët i kufijve të hapur, por të kontrolluar mirë dhe të sigurt.
Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve me Serbinë, që pritet të filloj më 10 dhjetor, dallon nga ajo që Komisioni Evropian ka përcaktuar si koncept për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas burimeve që citohen nga mediat tona, marrëveshja e arritur në këtë takim lë jashtë, dy nga çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me IBM-në; çështjen e përcaktimit të vijës kufitare dhe njohjen e dokumenteve shtetërore.
Në pikat kufitare me Serbinë, me 10 dhjetor, nuk do të zbatohen që në fillim standardet e përcaktuara nga Komisioni Evropian për Menaxhim të Integruara të Kufijve, të atilla që vlejnë për vendet tjera. Sipas burimeve që citohen nga brenda segmenteve të përfshira në menaxhimin e kufijve, doganave dhe policisë kufitare, marrëveshja lehtëson lëvizjen, por nuk i përgjigjet nocionit që përfshinë bashkëpunimi bilateral në shërbimet kufitare, në të dy anët e kufirit. Kjo, për faktin se Kosova dhe Serbia nuk e kanë të përcaktuar vijën kufitare dhe për faktin se Serbia nuk i njeh dokumentet dhe institucionet kosovare, për të zhvilluar bashkëpunim për luftimin e krimit dhe sigurinë e kufijve.
I tërë komunikimi rreth kësaj marrëveshje, nga pala kosovare është thënë se i lihet misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit. Autoritet në Kosovë nuk e kanë publikuar në tëtësi ende materien e marrëveshjes. Ajo ende mbetet si temë e panjohur, duke lënë mundësinë e interpretimit sipas dëshirave dhe nevojave të politikës, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
 
Vetëvendosje: Veriu po shkon drejt autonomisë!
 
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj takimit të fundit, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas kësaj lëvizjeje, Thaçi dhe Daçiq kanë rënë dakord që të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por me këtë edhe ndarja e parasë publike të Kosovës. “Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, duket se marrëveshja është, që mallrat që hyjnë në Kosovë, të mos doganohen në kufirin verior me Serbinë por në Terminalin doganor në Mitrovicë. Ndërkohë, është përmendur mundësia që serbët që jetojnë në veri, të jenë të liruar nga taksa doganore. Po ashtu është raportuar se një përqindje e TVSH-së së mbledhur, do t’iu shkojë strukturave serbe në veri”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes, sipas së cilës, kjo do të thotë autonomi për Veriun. “Ta ndash veriun e vendit nga sistemi fiskal i Kosovës, nënkupton se ua lë strukturave paralele atje që ta përcaktojnë sistemin e vet fiskal”, vlerëson Vetëvendosje.
 
 
Share