• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragash: PDK dhe LDK, në balotazh!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 04 Nëntor 2013 11:01

numerimi_votave_dragashiDragash, 04 nëntor 2013
- Të dhënat më të fundit, të cilat i ka publikuar edhe KQZ-ja, tregojnë se rezultatet vazhdojnë të mbeten, ashtu siç i kemi publikuar mbrëmë, duke i siguruar përmes korrespodentëve tanë në terren. Aktualisht, nga gjithsej 57 vendvotime në komunën e Dragashit, janë numëruar 56 prej tyre dhe, sipas këtyre të dhënave, rezulton se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të së dielës ka qenë rreth 40% . Shikuar në numra, në komunën e Dragashit kanë votuar 14 mijë e 617 qytetarë, nga gjithsej 39 mijë e 233 qytetarë me të drejtë vote. Duke u bazuar në këto shifra, rezulton se në garën për kryetar të Komunës, nuk i ka fituar asnjëri prej kandidatëve votat e nevojshme, prandaj Dragashi do të shkojë në balotazh, ku do të përballen dy kandidatët e partive më të mëdha, Salim Jenuzi (PDK) që ka fituar 5020 vota dhe Fatmir Mehmeti (LDK), i cila ka marrë 4516 vota. Nga votat e numëruara diri më tani, rezulton se në garën për kryetar të Komunës, gjithsej 492 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, ndërkohë që në garën për Kuvendin e Komunës, gjithsej 1057 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, e që ky numër është
Vazhdo...
 
Salim Jenuzi i pari - Xhevxhet Tahiri i fundit!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 03 Nëntor 2013 20:46

Dragash, 03 nëntor 2013
( Ora 01:00 ) - Ndonëse prisnim nga partitë politike që të na i kumtojnë rezultatet preliminare, asnjëra nga to nuk e bëri këtë. Megjithatë, sipas rezultateve të gjertanishme, të cilat i ka siguruar redaksia jonë, kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, mbetet në avantazh, me 34.11% të votave, kundrejt kandidatit tërezultatet_preliminare_dragash LDK-së, Fatmir Mehmetit, i cili ka siguruar 31.35% të votave. Ndërkaq, kandidati goran nga lista e CDU-së, Safet Kushi, radhitet në vendin e tretë në nivel të komunës së Dragashit, me 13.92% të votave. Në vendin e katërt, aktualisht radhitet kandidati tjetër nga Gora, Nuhia Tairovci, i cili përfaqëson koalicionin VAKAT, me 9.80%. Në vendin e pestë radhitet kandidati i AAK-së, Selami Saiti, me 5.56%. Në vendin e gjashtë, aktualisht është kandidati i Bashkimit Demokratik (BD), Nexhat Isufi, me gjithsej 3.54%. Në vendin e shtatë radhitet kandidati i Vetëvendosjes, me 1.30%. Ndërkaq, i fundit mbetet kandidati i Ballit Kombëtar (BK), Xhevxhet Tahiri, me 0.42% të votave.
Vazhdo...
 
PDK dhe LDK, e përmbyllin njëkohësisht!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 30 Tetor 2013 18:10

Dragash, 30 tetor 2013
– Rivalët kryesorë të spektrit politik në Dragash (PDK dhe LDK), të enjten e përmbyllin fushatën e tyre parazgjedhore, në të njëjtë kohë, por në lokacione të ndryshme. Partia që synon edhe një mandat (PDK), fushatën e përmbyll në Dragash, me fillim
pdk_ldk_logo në orën 13:00. “Ftoheni që të merrni pjesë në përmbylljen e fushatës, të enjten, me fillim në ora 13:00, në shtëpinë e kulturës në Dragash. Në këtë tubim marrin pjesë anëtarë të kryesisë qendrore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e degës së PDK-së, në të cilin nuk ka paralajmërim, nëse do të jetë prezent kreu i partisë dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Njoftim të ngjashëm ka dhënë edhe dega e LDK-së, e cila ka paralajmëruar përmbylljen e fushatës, në fshatin më të madh të Opojës, në Bresanë. “Më datën 31 tetor (e enjte), me fillim në ora 13:00, dega e LDK-së organizon tubimin përmbyllës të fushatës parazgjedhore. Tubimi mbahet në shtëpinë e kulturës, në Bresanë”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së, ku ftohen qytetarët që të bëhen pjesë, siç thuhet, e fitores së kandidatit të tyre për kryetar komune, Fatmir Mehmeti.
Sikurse PDK-ja, edhe LDK-ja nuk ka paralajmëruar, nëse do të jetë prezent kreu i partisë, njëherësh kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa. Madje, asnjëra nga partitë kryesorë në këtë komunë, nuk ka bërë me dije, nëse do të prezantojnë këngëtarë të njohur, apo ndonjë pikë kulturo-artistike. Sido që të jetë, elektorati më i madh i Dragashit, nesër duhet të vendosë se në cilën fushatë do të merr pjesë, sepse nuk mund t’i përcjell që të dyja, për t’i përcjellë
Vazhdo...
 
Serbia kërkon fitoren e CDU-së në Gorë!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 31 Tetor 2013 20:35

Dragash, 31 tetor 2013
- Mirko Kërliq, zëvendës i ministrit serb pa portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin, dje ka qëndruar në trevën e Gorës, në komunën e Dragashit, për t’i inkurajuar goranët që të dalin masovisht në zgjedhjet e së dielës
mirko_krlic_gora dhe ta votojnë vetëm CDU-në, sepse, siç tha Kërliq, vetëm ky grupim politik e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. “Qeveria e Republikës së Serbisë ju përkrah maksimalisht sepse, me fitoren tuaj, ju do të realizoni ëndrrën për formimin e Komunës së Gorës, e cila më pas do të bëhet pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kështu, ju do të vazhdoni që ta gëzoni përkrahjen e qeverisë së Serbisë”, iu tha Kërliq goranëve, duke i ftuar që ta mbështesin maksimalisht Qendrën e Bashkimit Demokratik (CDU), rreth së cilit subjekt janë përfshirë, kryekëput ata që po e mbështesin Serbinë. Kërliq i ka tubuar në fshatin Glloboçicë arsimtarët që punojnë me plan-programet e Serbisë dhe që paguhen nga qeveria serbe, duke i ftuar që të angazhohen më shumë në terren, për ta siguruar fitoren e CDU-së.
Nga ana tjetër, kandidati që zyrtarisht garon për kryetar të Komunës së Dragashit, por në fakt thirret si kandidat për kryetar të Komunës së Gorës, Safet Kushi, ka akuzuar disa nga politikanët, bashkëvendës të tij, se po punojnë kundër interesave shtetërore të Serbisë. “Orhan Dragash, me Iniciativën qytetare të Goranëve në Beograd, po i mbështet partitë boshnjake dhe kosovare, sepse në Beograd nuk është në gjendje të siguroj mbështetje. Ai po tenton të siguroj këtu mbështetje, nga partitë që nuk e konsiderojnë Serbinë si shtet të tyre”, ka thënë Kushi. Ndërkaq, bartësi i Listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë të Dragashit, Adem Hoxha, e pohoi vizitën e zëvendësit të Vulinit, duke pranuar se ai ka
Vazhdo...
 
Hotel Arxhena – shkëlqeu e artë!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 28 Tetor 2013 21:53

Dragash, 28 tetor 2013
- Hotel Arxhena, në shpatet e fshatit Brod të Dragashit, i cili është pjesë e kompanisë “Kuk Komerc”, është shpallë në Konventën e Cilësisë (BID) në Gjenevë, njëri ndër fituesit e Yllit Ndërkombëtar për Kualitet (Star Quality Award), në kategorinë
arxhena_internacional_qyality e artë. Në arsyetimin për këtë vlerësim, thuhet se kjo kompani nga Dragashi, ka bërë hapa të mëdhenj këtë vit, si një udhëheqës i suksesshëm, jo vetëm në Dragash por edhe në Kosovë. “Hotel Arxhena përpiqet që të shkëlqejë në cilësi, çdo ditë, duke krijuar një avantazh konkurrues në industrinë e saj”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e ndarjes së certifikatës.
Vazhdo...